Uganda po shqyrton një ndër ligjet më të rrezikshme anti-LGBT+

Një projekt-ligj i paraqitur në Parlamentin e Ugandës që kriminalizon sjelljen e të njëjtit seks dhe identitetin seksual dhe gjinor, nëse miratohet, do të shkelte të drejta të shumta themelore, tha sot Human Rights Watch.
Ndër të tjera, një ligj i tillë do të shkelte të drejtat për lirinë e shprehjes dhe privatësinë, barazinë dhe mosdiskriminimin.
Më 9 mars 2023, Asuman Basalirwa, një deputet, prezantoi në Parlament projektligjin kundër komunitetit LGBT+ .
Projektligji është një version i rishikuar dhe më skandaloz i Aktit Anti-LGBT+ të vitit 2014, i cili përforcoi dënimet ekzistuese me burg për sjellje të të njëjtit seks dhe shpalli të jashtëligjshëm “promovimin e komunitetit LGBT+”, por u rrëzua nga një gjykatë për arsye procedurale.
“Një nga tiparet më ekstreme të këtij projektligji të ri është se ai i kriminalizon njerëzit thjesht për faktin se janë ata që janë, si dhe për shkeljen e mëtejshme të të drejtave për privatësi, dhe liritë e shprehjes dhe shoqërimit që tashmë janë komprometuar në Ugandë,” tha Oryem Nyeko. , studiues i Ugandës në Human Rights Ëatch, “Politikanët ugandas duhet të fokusohen në miratimin e ligjeve që mbrojnë pakicat e cenueshme dhe afirmojnë të drejtat themelore dhe të ndalojnë sulmin e personave LGBT për kapital politik.”
Ashtu si paraardhësi i tij, Projektligji Anti-LGBT+ i vitit 2023 zgjeron kriminalizimin e akteve të të njëjtit seks, duke përfshirë ndalime të gjera për akte të tilla si prekja e një personi tjetër “me qëllimin për të kryer aktin “. Personat e shpallur fajtorë për “veprën penale të homoseksualitetit” mund të dënohen me burgim deri në 10 vjet.
Deputetët besojnë se ndalimi aktual i marrëdhënieve të të njëjtit seks nuk është efektiv, raporton Reuters.
Siç thuhet nga agjencia, homofobia është e rrënjosur thellë në ndjenjat shumë konservatore dhe fetare të kombit të Afrikës Lindore, dhe praktikimi i marrëdhënieve të të njëjtit seks dënohet me burgim të përjetshëm.
Më shumë se 30 vende afrikane ndalojnë marrëdhëniet mes të njëjtit seks, por ligji i Ugandës, nëse miratohet, do të jetë i pari që kriminalizon vetëm identifikimin si pjesë e komunitetit./ HistoriaIme