Transgjinorët, “Të dashur dhe të pranuar nga Zoti”
Një grup prej mbi 6,000 murgeshash katolike i janë bashkuar luftës për të drejtat e komunitetit transgjinor, duke shkruar në një letër të hapur se njerëzit transgjinorë dhe jobinarë janë “të dashur dhe të pranuar nga Zoti”.
Federata Motrat e Shën Jozefit, së bashku me disa organizata të tjera katolike, publikuan një letër të hapur për “Ditën e Dukshmërisë së Personave Transgjinorë”, që mbështet komunitetin LGBTQ+ dhe kritikon fluksin e fundit të legjislacionit shtypës dhe diskriminues që ka përfshirë SHBA-në.
Ata shtuan: “Ne e kuptuam se kishte shumë pak botime për sa i përket mbështetjes katolike për komunitetin transgjinorë dhe jobinarë dhe nuk donim që retorika e urrejtjes të ishte e vetmja gjë që njerëzit po dëgjonin nga kisha katolike”.
Ndërkohë që Kisha Katolike nuk i njeh martesat e të njëjtës gjini, disa peshkopë kanë qenë të gatshëm të bekojnë këto martesa./ HistoriaIme