Tjetër video denoncuese për Policinë e Shtetit! (VIDEO)
Pas skandalit të videos ku shfaqen dy policë që dhunojnë një qytetare në rrugë, një tjetër video tregon se si një punonjës policie përfiton nga pozicioni i punës dhe pse është pa uniformë.
Preng Lepuri është efektivi i policisë i cili në gjendje të dehur, kërcenon një banorë të zonës së Laprakeës duke përdorur dokumentat e Policisë. Shkaku i konfliktit ishin disa punime që banori po kryente në shtëpinë e tij
Pasi është konflikuar edhe me disa kalimtarë të rastit, ai është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit nr. 3, ku është mbajtur për disa orë.
Ngjarja në Laprakë!
Polici: Jam punonjës policie, banoj këtu.
Ti nuk ke për të hyrë këtu në këtë oborr.
Banori: Në rregull mor Polici: Këtu hyn pallati s`ke për të hyrë ti mo. Mos të kemi borxhe. (Ndërhyn një tjetër banore e cila i drejtohet personit që kryen punimet)
Banorja: Ti e ke blerë mo xhan po këtu ka pas dritare jo derë…
Polici: E ka blerë? Ça ka blerë
Polici: S`ke për të dalë prej këtu. Ti njëherë jo.
Banori: Pse ore, unë jam shoferi i kësaj.
Polici: Djali, djali (e kap për krahu ). Quhem Preng Lepuri dhe të jap dokumentin e policisë Banori: S`ka nevojë fare.
Polici: Ej ej (i tregon dokumentin e policise) IA policia, ja dhe emri
Polici: P**** që del prej këtu, pa më vrarë mua këtu. (Polici nuk kuptohet më pasi flet përçart)
Polici: …edhe këtej edhe andej s`ka këtu . Ku e ka marrë lejen ai. Ku në të sëmës e ka marrë lejen ai?
Polici: Ta gëzojë atje natën jo ke unë. Ka shkallë aty. Kaq ka, nuk ka më këtu shkallë të tjera
/BalkanWeb