Tiranë, autobusi urban aksidenton 14-vjeçarin
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 14- vjeçar është përplasur nga një autobus urban.
Raporti i policisë tregon se autobusi i linjës Qendër-Ish-uzina e Traktorëve me targa TR 7721 U, ka përplasur këmbësorin i cili është dërguar në Spitalin e Traumës.
Siç mësohet, personi i plagosur ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga autobusi me udhëtarë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa është ndaluar shoferi i autobusit.
/l.k./