Thirrje e hapur për poezi, prozë, tregime me tematikë Queer

ProLgbt dhe Historia Ime kanw kënqësinë të ftojnë të gjithë krijuesit e komunitetit LGBTQ+ që të aplikojnë në thirrjen tonë të hapur për, poezi, prozë, tregim me tematikë Queer.
Në kuadër të “TiranaPride 2023” ProLGBT dhe HistoriaIme hapin konkursin dhe lançojnë “Vargjet Queer” që synon të kthehet në traditë të përvitshme.
Në fund të aplikimeve në një ceremoni të veçantë do të shpallim 3 çmimet fituese.
Materialet mund të jetë rrëfime krejt personale, por edhe të krijuara nga ju.
Afati për aplikim:
Aplikimet të dorëzohen në adresën e emailit: [email protected] deri në datën 25 Maj 2023.
Krijimet e përzgjedhura do të publikohen në faqet zyrtare të Historia Ime dhe ProLGBT me emër të autorit ose me kërkesën e tij, mund të publikohen me pseudonim.
Çmimet:
Çmimi i parë: 10.000 Lekë
Çmimi i dytë: 8.000 Lekë
Çmimi i tretë: 5.000 Lekë
*Shënim: ProLGBT dhe Historia Ime garantojnë anonimitetin e plotë, për të gjithë aplikantët të cilët punimet e tyre nuk duan t’i prezantojnë me identitetin e tyre
**Të gjitha krijimet duhet të jenë origjinale. Ndalohet plagjiatura