“The Guardian”- Butrinti një ndër 10 parqet kombëtare në Europë që duhen vizituar patjetër
Një tjetër media prestigjoze promovon turizmin shqiptar. Britanikja “The Guardian” e ka futur Butrintin në listën e 10 Parqeve Kombëtare euopiane që duhen vizituar patjetër.
“Shumë pak vizitorë, dhe rrënoja mahnistëse greke, romake, franceze dhe otomane” e bëjnë Parkun Nacional të Butrintit pjesë të kësaj liste. Në jug-perëndim të vendit, ky është një vend që duhet parë për të apasionuarit pas historisë; ajo ka një numër vendesh të rëndësishme arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrokozmos i historisë shqiptare”- shkruan The Guardian për Shqipërinë.
Përzgjedhja e destinacioneve është bërë nga lexuesit europianë. Butrinti renditet mes parqeve të tjera të Malit të Zi, Kroacisë, Spanjës, Finlandës, Bjellorusisë, Bullgarisë, Italisë dhe Islandës.
Parku shiptar i Butrintit është në vendin e nëntë, pas “Monti Sibilini” të Italisë dhe përpara parkut “Vatnajökull” në Islandë.
FOTOGALERI NGA BUTRINTI