Terroristët mund të jenë arrestuar në darkë, sipas medias franceze
Infografi nga Le Figaro
Media franceze raporton se në darkë mund te jenë arrestuar dy nga terroristët e masakrës në revistën satirike në Paris. Sipas “Liberation” autorët janë me origjinë franko-algjeriane.
Ndërkohë “Le Point” shkruan se dy terroristët janë përkatësisht 32 dhe 34 vjec dhe se ishin kthyer këtë verë nga Siria.
Nga ana tjetër, “Le Figaro” shkruan se të dy mund të jenë vëllezër dhe mund të jenë ndihmuar nga një tjetër 18 vjecar.
Le Figaro ka botuar dhe infografi nga atentati, shikojeni KETU