Të rinjtë LGBT + , kanë dy herë më shumë të ngjarë të mendojnë për vetëvrasje, zbulon studimi

Sipas një studimi, të rinjtë LGBT + kanë tre herë më shumë gjasa vetë-dëmtuese dhe dy herë më shumë të ngjarë të mendojnë për vetëvrasje, sesa individët jo-LGBT.
Kërkimi në fjalë u krye nga Just Like Us, një organizatë bamirëse e të rinjve LGBT +, e cila anketoi 2,934 nxënës të moshës 11-18 vjeç, përfshirë 1,140 nxënës që identifikohen si LGBT +, midis dhjetorit 2020 dhe janarit 2021.
Studimi zbuloi se 68% e të rinjve LGBT + kishin përjetuar mendime vetëvrasëse, krahasuar me 29% të të rinjve që nuk ishin LGBT +.
Të rejat lesbike (74%) dhe të rinjtë transgjinorë (77%) kishin më shumë gjasa të kishin përjetuar mendime dhe ndjenja vetëvrasëse, sesa pjesa tjetër e komunitetit.
Gati një e treta e të rinjve LGBT + ishin vetë-dëmtuar, krahasuar me 9% të të rinjve jo-LGBT+. Nga të rinjtë me ngjyrë LGBT+, të anketuar, 89% deklaruan kishin përjetuar mendime dhe ndjenja vetëvrasëse, krahasuar me 67% të të rinjve të bardhë LGBT+.
Të dhënat e mësipërme janë pjesë e një raporti më të gjerë mbi arsimin gjithëpërfshirës dhe përvojat e të rinjve LGBT+, që do të publikohen nga Just Like Us në muajin tjetër.
Dominic Arnall, shefi ekzekutiv i kësaj organizate tha: “Të rinjtë LGBT + janë përballur me më shumë tension në shtëpi sesa bashkëmoshatarët e tyre, ata raportojnë se ndihen ndjeshëm më pak të sigurtë në shkollë. dhe ata janë shkëputur nga rrjetet e tyre të zakonshme të mbështetjes . Fatkeqësisht nuk është për t’u habitur që kjo ka çuar në një shëndet mendor dhe mirëqenie më të dobët të tyre.”
“Të rinjtë LGBT+ duhet të dëgjojnë nga familjet dhe shkollat e tyre se nuk ka asgjë të keqe me atë që janë dhe se dhe ata mund të kenë një të ardhme të ndritur para tyre.”
Bllokimet e koronavirusit kanë provokuar një krizë të shëndetit mendor në mesin e komunitetit LGBTQ+.
Në gusht, një studim britanik mbi përvojat e njerëzve LGBTQ+ gjatë pandemisë, i kryer nga University College London (UCL) dhe Universiteti i Sussex, zbuloi se 69% e të anketuarve vuanin simptoma depresive, duke u rritur në 90% midis personave që kishin përjetuar homofobi ose transfobi.
Jonny Winbow, 21 vjeç, nga Mançesteri, i cili identifikohet si biseksual, tha se ndërsa ai nuk do të “linte fajin tek dera e shkollës”, ai beson se shkolla e tij ishte “shpërfillëse” ndaj gjuhës homofobike.
Ai tha: “Rasti im u trajtua në të njëjtin nivel, si një sharje, por ata nuk po adresonin shkakun pse ai fëmijë po etiketohet si homoseksual në veçanti.”
Fondacioni LGBT, linja e ndihmës e të cilit mori 25% më shumë thirrje rreth mendimeve vetëvrasëse gjatë bllokimit vitin e kaluar, tha se kërkesa për mbështetje kishte vazhduar të rritet, megjithë lehtësimet e kufizimeve të pandemisë.
Laurence Webb, zëvendësdrejtori i Fondacionit LGBT deklaron se: “Mirëqenia dhe siguria e të rinjve është thelbësore dhe ne jemi thellësisht të shqetësuar nga këto gjetje.
“Çdo i ri duhet të ndiejë se ka të drejtë të ekzistojë, të dojë dhe të dashurohet. Ky hulumtim demonstron nevojën urgjente që të gjitha shkollat të japin një arsim gjithëpërfshirës. Marrëdhëniet përfshirëse LGBT dhe edukimi seksual janë thelbësore për t’u siguruar që studentët të ndjehen të mbrojtur dhe të mbështetur. “
Jayne Ozanne, një ish-anëtar i panelit këshillues LGBT të qeverisë, deklaron: “Këto rezultate tregojnë realitetin e tmerrshëm të jetës për kaq shumë njerëz LGBT+, veçanërisht personat e rinj dhe ato me ngjyrë LGBT+. Fatkeqësisht, kaq shumë e gjejnë veten duke jetuar në një mjedis gjithnjë e më armiqësor, i cili shpesh ushqehet tragjikisht nga fondamentalizmi fetar, duke i lënë ata të ndihen të huaj dhe të refuzuar nga miqtë e tyre të ngushtë dhe anëtarët e familjes.”