Të rinjtë i këndojnë Berishës “Internacionalen” teksa ai shëtit në breg me gishtat lart
Një grup të rinjsh, të cilët ndodheshin dje në bregun e detit në Lalëz kanë menduar të reagojnë kur në sfond u është shfaqur ishkryeministri dhe bashkëshortja e tij – raporton DITA.
Reagimi ka qenë vërtet interesant. Të rinjtë kanë menduar të këndojnë “Internacionalen”. Ndoshta për t’i kujtuar Saliut rininë. Ky i fundit është ndier i provokuar. Ai ka ngritur dy gishtat lart, por të rinjtë nuk duken dhe aq miqësorë me të. Ata kanë bërtitur më pas “Poshtë klasa politike” dhe kanë ngritur grushtet, madje disa edhe gishtin e mesit në drejtim të Berishës /DITA/
http://https://www.youtube.com/watch?t=35&v=1gQ2vMal1rw