Të larguarit nga puna, protestë përpara Konferencës së Donatorëve
Sot në ambjentet e Hotel Tirana është mbajtur Konferenca e Donatorëve, ku janë prezantuar mbi 100 projekte për qytetin e Tiranës.
Ndërkohë që në ambjentet e brendshme të hotelit zhvillohej Konferenca, në ambjentet e jashtme të tij kanë protestuar shumë persona të larguar nga puna.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në ambjentët ku zhvillohej Konferenca, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Të larguarit nga puna, thonë se protestojnë pasi donatorët nuk e dinë se “kujt ia japin lekët”.
“Nuk na ofrojnë punë dhe bëjnë pazare me paratë tona. Ambasadorët dhe donatorët duhët të marrin vesh se çfarë ndodh”.
Ndërsa gjatë Konferencës, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, tha se objektivat kryesorë janë të zgjidhë problemin e mësimit me dy turne, nërtimi i dy terminaleve të autobusëve dh eta kthejë qytetin në një epiqendër të kulturës.

Foto: BalkanWeb
/m.g