Sviatlana Tsikhanouskaya: Kriza në Bjellorusi nuk është vetëm e bjellorusëve!

Sviatlana Tsikhanouskaya është fytyra femërore e lëvizjes së demokracisë në Bjellorusi. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit 2020, 38-vjeçarja garoi kundër presidentit aktual autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko, pasi burri i saj blogeri 42-vjeçar Siarhei Tsikhanouski, u arrestua muaj më parë si “i burgosur politik”.
Tsikhanouskaya humbi zgjedhjet, të cilat u konsideruan gjerësisht të manipuluara dhe që prej asaj kohe jeton, e ruajtur fort, në mërgim në Lituani. Burri i saj, i cili është ende në burg, përballet me 15 vjet dënim.
Sven Lilienström, themeluese e iniciativës Fytyrat e Demokracisë, foli me Sviatlana Tsikhanouskaya rreth demokracisë në Bjellorusi, “diktatori i fundit i Evropës” dhe pyetjen se cilin çmim është e gatshme të paguajë për të ndaluar Lukashenkon.
Zonja Tsikhanouskaya, shumë faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë. Si Drejtues i Bjellorusisë demokratike, do të dëshironim t’ju pyesim para së gjithash: Sa të rëndësishme janë demokracia dhe vlerat demokratike për ju personalisht?
Demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen në radhë të parë. Dhe me pjesëmarrjen vjen përgjegjësia për vendimet dhe veprimet. Viti i fundit ka treguar se sa Bjellorusët duan të jenë pjesë e vendimeve për vendin e tyre. Ata gjithashtu kanë provuar se janë të gatshëm të luftojnë për këtë të drejtë. Unë jam pjesë e kësaj përmbysjeje kombëtare.
Kanë kaluar dhjetë muaj nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi, dhe Alexander Lukashenko ende mban skeptrin e pushtetit fort në duar. Kur do të mbarojë koha për “diktatorin e fundit të Evropës”?
Mbërthimi i tij në pushtet është më histerik sesa i fortë. Për më shumë se dhjetë muaj ai nuk arriti të shtypte protestat popullore. Represionet janë të tërbuara dhe duke goditur nivele të reja çdo ditë. Kjo nuk është një shenjë e forcës por e pasigurisë së thellë dhe frikës për të humbur fuqinë, e cila për Lukashenkon do të thotë gjithçka. Sa i përket kohës, pika e tij e kthimit pa kthim ka kaluar; ai nuk ka të ardhme në Bjellorusi. Njerëzit kanë vendosur kundër tij dhe ai do të duhet të ikë.
Në fjalimin tuaj në Pragë, në qershor, ju bëtë thirrje për formimin e një gjykate ndërkombëtare për të hetuar “krimet e diktaturës së Lukashenkos”. Deri më tani, ka pasur “vetëm” sanksione. A po heziton Evropa shumë?
Ka pasur shumë më shumë nga BE sesa vetëm sanksionet të cilat gjithashtu kanë evoluar gjatë këtyre muajve. Izolimi politik, mbështetja e shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, ndihmë për iniciativat e ndrydhura si dhe drejtësinë. Ne i vlerësojmë të gjitha këto përpjekje të ndërmarra nga BE, qeveritë nacionale dhe qytetarët e zakonshëm të kombeve evropiane. Kriza në Bjellorusi nuk u përket vetëm bjellorusëve, është në interesin e të gjithëve ta zgjidhin atë. Ne i kërkojmë BE-së ndihmë dhe përfshirje, por gjithashtu kuptojmë se Bjellorusët janë ata që kanë përgjegjësinë më të madhe për ndryshimin.
Liria e shtypit është themeli i një demokracie. Cili ishte reagimi juaj fillestar pas zbarkimit të detyruar dhe burgosjes së blogerit Roman Protasevich?
Duket një tronditje e vërtetë për komunitetin ndërkombëtar, por për Bjellorusët është një realitet i përditshëm ku Lukashenko kalon të gjithë kufijtë ligjorë dhe moralë të imagjinueshëm për përfitimet e tij personale politike. Pra, për ne ishte një formë e re, por nuk ishte e pazakontë të shihnim këtë lloj mospërfilljeje të pacipë për normat themelore të sjelljes.
Dhe duke folur për lirinë e shtypit dhe informacionit: Çfarë roli luajnë rrjetet sociale si Facebook ose Tëitter në një vend ku informacioni censurohet, media kontrollohet nga shteti dhe arrestohen gazetarë kritikë?
Këto shpesh janë hapësira për liri edhe pse gjatë kësaj goditjeje regjimi filloi të përdorte çdo aktivitet jobesnik në rrjetet sociale kundër njerëzve. Një fotografi nga një marshim plotësisht paqësor mund të përdoret për të arrestuar dhe burgosur. Një tjetër foto e ngjashme nga disa javë më parë mund të përdoret për të zgjatur arrestimin, etj. Nëse shprehni një mendim për një zyrtar publik, i cili do ta konsideronte të dëmshëm për çfarëdo arsye, kjo mund të jetë bazë për ndjekje penale. Megjithatë, Bjellorusët vlerësojnë mundësinë për të marrë lajme dhe për t’i diskutuar ato në një mjedis relativisht të shfrenuar.
Burri juaj ka qenë në izolim për dhjetë muaj për organizimin e trazirave masive dhe nxitjen e armiqësive shoqërore. Ai përballet me deri në 15 vjet burg. Si është Siarhei Tsikhanouski? A jeni në kontakt me të?
Nuk është e lehtë të izolohesh nga njerëzit për një kohë kaq të gjatë dhe të privohesh nga komunikimi me familjen dhe të afërmit para një gjykate gjyqësore. Ata që presin gjyqin në Bjellorusi nuk kanë të drejtë reale të shohin anëtarët e familjes së tyre. I lihet diskrecionit të hetuesve të vendosin për kërkesa të tilla dhe pothuajse gjithmonë është “e panevojshme” (natyrisht nga këndvështrimi i tyre). Unë jam në kontakt me Siarhei përmes një avokati që e sheh rregullisht.
Zonja Tsikhanouskaya, ju nuk jeni vetëm një politikane e opozitës, por edhe një grua dhe nënë e dy fëmijëve. Sa larg do të shkonit për t’i dhënë fund një “diktature Lukashenko”? Çfarë çmimi jeni të gatshëm të paguani?
Ne të gjithë po paguajmë një çmim çdo ditë, dhe ai tashmë është shumë i lartë. Por ne duam të gjejmë një zgjidhje paqësore të krizës në Bjellorusi, për të ndaluar degradimin e shtetit dhe të vendit dhe për të krijuar kushte për të realizuar një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e Bjellorusisë. Receta për këtë tranzicion është mjaft tradicionale – zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë e di me siguri që Bjellorusët e duan këtë dhe nuk do të heqin dorë nga ndjekja e tyre e lirisë dhe demokracisë.
Kjo intervistë është pronë ekskluzive e Faces of Democracy dhe HistoriaIme ka marrë leje për përkthimin dhe botimin e saj në gjuhën shqipe. Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa përmendur burimin e parë, dhe përkthyesin!