Sulmohet përsëri aktivisti i njohur Bekim Asani
Aktivisti i komunitetit LGBTQ+ në Maqedoninë e Veriut, Bekim Asani është sulmuar fizikisht për të disatën herë!
Ka qenë vetë Asani që e ka raportuar sulmin, duke publikuar një foto nga spitali ku ai po merrte mjekimin.
“Unë u sulmova sërish fizikisht për shkak të urrejtjes dhe homofobisë së dikujt.
Dje, (8 gusht 2022) në fund të aktivitetit të info-stenda në Strumicë, në shesh, një person ka filluar të bërtasë “peder”, “të gjithë do të vdisni” dhe “do të të vras”.
Ai erdhi drejt meje dhe më goditi me grusht në fytyrë. Më pas, më goditi në anën e djathtë të belit dhe në krahun e majtë. Të gjithë pjesëmarrësit nga komuniteti LGBTIQ u trembën dhe ikën.”-shkruan Asani në rjetet sociale.
Bekim Asani jeton në Tetovë ndërsa prej vitesh bie pre e sulmeve të rënda jo vetëm verbale por edhe fizike.
Asani madje hedh akuza edhe ndaj policisë duke thënë se nuk po e kryejnë si duhet punën, pasi ka prova të mjaftueshme të identitetit të sulmuesit.
“Ndonëse ngjarja është regjistruar në mënyrë të rregullt në polici një javë më parë, asnjë polici nuk ka ardhur në ngjarje dhe nuk ka qenë afër. Pas sulmit, atyre iu deshën 20 minuta për të ardhur. Si do të jenë në gjendje të ndalojnë një sulm nëse veprojnë me këtë shpejtësi?
Pas 4 orësh qëndrimi në spital u largova me dy shokë dëshmitarë të ngjarjes për të denoncuar në polici .
Kjo ishte një natë e vështirë; Kam nje dhimbje koke te tmerrshme. Një aktivistët tanë nga Strumica e njeh sulmuesin, policia është njoftuar për identitetin e tij dhe kemi një video të largimit të tij pas sulmit.
Nuk u ndjeva aspak i sigurt pas sulmit të fundit, dhe ajo që ndodhi në Strumicë është dëshmi e mëtejshme se ekziston një kërcënim serioz për sigurinë time.
Kërkoj nga të gjitha institucionet që të reagojnë njëherë e mirë ashtu si duhet, për të kuptuar se bëhet fjalë për jetë njerëzish. Funksioni themelor i shtetit është të mbrojë jetën e qytetarëve të tij dhe duhet të sigurojë që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për sulmet ndaj meje.
Si do të bëhet Maqedonia anëtare e BE-së nëse çdo ditë shkelen të drejtat e qytetarëve dhe kërcënohet jeta e qytetarëve të saj?”-shkruan Asani në rrjetet sociale./ HistoriaIme