SPITALI “I NDALUAR” PËR LGBTQ+

Në Ditën Botërore të Shendetit sjellim një pasqyrë të situatës së komunitetit LGBTQ+ dhe aksesit në shëndetësi
Në Shqipëri personat e komunitetit LGBTQ+, hasin ende vështirësi të shumta përsa i përket aksesit në shërbimet shëndetësore.
Më të rrezikuar mbeten personat transgjinorë të cilët marrin terapi hormonale, pa rekomandim nga një mjek specialist, ose në mungesë të ndjekjes së vazhdueshme mjekësore.
Shqipëria nuk ka të miratuar një protokoll për terapinë hormonale, ndërsa dhjetëra persona rrezikojnë jetën e tyre duke përdorur medikamente pa një përshkrim nga një specialist.
Organizata ProLGBT Albania pak javë më parë në një sondazh të hapur zbuloi se shumë shqiptarë transgjinorë po marrin terapi hormonale përmes farmacive, pa udhëzimin e mjekut, pavarësisht nga rreziqet shëndetësore.
“Të jesh një person transgjinor në Shqipëri është shumë e vështirë. Përveç problemit të diskriminimit, ka edhe shumë probleme të tjera me sistemin shëndetësor”.” –tha Alba Ahmetaj, drejtoreshë e organizatës ProLGBT.
Xheni Karaj, e cila drejton grupin për të drejtat e LGBT “Aleanca LGBT”, tha se “Edhe pse ministria ka shprehur vullnetin për të zhvilluar këtë protokoll, i gjithë procesi po ecën shumë ngadalë.
Si rezultat, ne kemi një numër të madh brenda komunitetit që detyrohen të udhëtojnë në vende të tjera për t’iu qasur këtyre shërbimeve, gjë që është shumë e shtrenjtë… Pjesa tjetër që nuk kanë mundësi të udhëtojnë, përfundojnë duke marrë ilaçe në tregun e zi pa monitorimi i mjekëve, i cili rrezikon shëndetin e tyre.” – tha ajo.
Sipas ILGA-Europë, një organizatë që mat indeksin e të drejtave LGBTQ+ në të gjithë botën, personat LGBTQ+ në Shqipëri përballen me mungesë të kujdesit shëndetësorë.
Raporti i ILGA nxori në përfundim se: “ PrEP dhe PEP vazhdojnë të jenë të padisponueshme për njerëzit LGBTQ+. Testet e ngarkesës virale nuk janë të disponueshme në publik,
spitalet dhe klinikat private mbeten të papërballueshme për
shumicën e njerëzve.
Në vitin 2022 kishte një nevojë të shtuar për kujdes për shëndetin mendor si rezultat i të jetuarit në gjendje të rëndë,
mjedise shtypëse dhe stigmatizuese.”
LIGJI
Ligji 10,17 Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë siguron që shërbimi shëndetësor udhëhiqet nga parimet e së drejtës për kujdes shëndetësor si e drejtë themelore e çdo individi, si edhe garantimin e të drejtave të barabarta, bazuar në mosdiskriminim.
Sipas Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBT+ në Shqipëri 2021-2027, Raporti i Rishikimit Universal Periodik për Shqipërinë viti 2019 parashikon ndër të tjera se :”Mbrojtja e personave LGBT+ nga stigma dhe diskriminimi në aksesin e kujdesit shëndetësor ndër të tjera nëpërmjet trajtimeve për të gjithë personelin shëndetësor për të drejtat dhe rëndësinë e qasjes së barabartë të personave LGBT + në kujdesin shëndetësor./ HistoriaIme