Sondazhi i ri zbulon se shumica e diskriminimeve LGBTQ+ ndodhin në shkolla

GAY TIMES dhe News Channel 4 kanë kryer një anketë të përbashkët mbi diskriminimin anti-LGBTQ+, ndërsa gjetjet tregonin se shumica e rasteve kanë ndodhur brenda mjediseve shkollore.
Për më tepër, katër në dhjetë të anketuar LGBTQ+ raportuan se kishin përjetuar një krim urrejtjeje.
Nga 2,237 të anketuar, gjysma (1,101) thanë se ishin përballur me diskriminim gjatë vitit të kaluar. Shumica e të anketuarve ishin nga mosha 13 deri në 24 vjeç.
Ata që përjetuan diskriminim u nxitën të zgjidhnin nga një listë e vendeve ku kishte ndodhur. 24% (1101) thanë se kjo ka ndodhur në shkollë. Ambjenti i dytë më i zakonshëm ishte në shtëpi (15%). 12% raportuan se kishin përjetuar diskriminim në një “kafe, bar, pub, restorant apo klub nate”. 8% u diskriminuan në punë dhe 8% të tjerë në një banjë publike. 6% raportuan diskriminim në një dyqan, 3% në palestër, 3% në një vend kulti, 2% kur kërkonin shërbime sociale dhe 2% në një lojë sportive. Së fundi, 13% raportuan se kanë përjetuar diskriminim në një vend që nuk është përfshirë në anketë.
Sondazhi gjithashtu pyeti të anketuarit për përvojën e tyre me krimet e urrejtjes. 40% thanë se kishin përjetuar një krim urrejtjeje gjatë vitit të kaluar. Gjysma e këtyre krimeve të urrejtjes (që përfaqësojnë 20% të të anketuarve në përgjithësi) ishin të motivuara nga identiteti gjinor.
Për 43% të atyre që përjetuan një krim urrejtjeje, ai ishte në formën e abuzimit verbal. 18% kanë përjetuar abuzim në internet. Nga të gjithë ata që kanë përjetuar një krim urrejtjeje, vetëm 5% e kanë raportuar atë në polici.
Të anketuarve iu kërkua gjithashtu të vlerësonin çështjen e terapisë së konvertimit. Praktika u ndalua në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij viti. 93% e të anketuarve thanë se ndalimi i plotë i praktikës ishte “shumë i rëndësishëm” për ta.
“Është e qartë nga ky sondazh se një shumicë dërrmuese e njerëzve LGB mbështesin plotësisht komunitetin trans+ dhe solidarizohen me ta,” tha në një deklaratë Lewis Corner, Drejtor Editorial i GAY TIMES./ HistoriaIme