Sondazhi: 60% e të rinjve duan të ikin një orë e më parë nga Shqipëria; rritet papunësia
Studimi i fondacionit gjerman Friedrich Ebert, “Rinia Shiqpitare 2015”, nxjerr në pah të dhëna shqetësuese.
Papunësia është rritur me 12%, në krahasim me vitin 2011 ku 35 % e të rinjve pohonin se ishin të punuësuar, ky numër në vitin 2015 ka rënë në 22%.
Të rinjtë që duan të emigrojnë janë 7% më shumë, krahasuar me vitin 2011.
Studimi i Friedrich Ebert, i publikuar nga revista Monitor, është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturura në 8 fokus grupe.
Të dhënat e mbledhura nga përgjigjet e 1200 të rinjve janë të grupuara sipas kapitujve të ndryshëm tematikë të pyetsorit.
Gjetjet për arsimin
Të rinjtë shqiptarë ende e shohin arsimin e lartë si një mundësi për të rritur aftësitë e tyre megjithëse nivelin e lartë të papunësisë mes të rinjve të diplomuar
• Rreth 58.6% e të rinjve shprehen të pakënaqur me cilësinë e arsimit në Shqipëri
• Vetëm 17 përqind e të rinjve janë përfshirë në një stazh ose periudhe praktike pune.
• Shumica e të rinjve shqiptarë mbeten optimistë për gjetjen e një vendi pune pas mbarimit të shkollës, megjithëse pranojnë se kjo do të ndodhë pas njëfarë kohe dhe jo menjëherë.
• Sipas të dhënave të vitit 2014 rreth 22 përqind e të rinjve shqiptarë pohojnë se janë të punësuar (me kohë të plotë ose të pjesshme) në krahasim me 35 përqind që raportonin se ishin të punësuar në 2011.
• Shumica e të rinjve, mbi 40 përqind, nuk janë të punësuar në profesionin e tyre. Ata që punojnë në fushën e profesionit të tyre janë në masën 30 përqind.
• Gjysma e të rinjve shqiptarë parapëlqen të punësohet në administratën publike ndërsa një e treta në sektorin privat.
• Të rinjtë kanë dëshira nga më të ndryshmet për profesionet e tyre të ardhshme por vazhdojnë të pëlqejnë ato tradicionale si mësues, ekonomist, mjek dhe arkitekt/inxhinier.
• Përsa i përket punësimit, të rinjtë rendisin si faktorin më të rëndësishëm njohjet dhe miqtë e ndryshëm, të ndjekur më pas nga aftësitë profesionale, arsimin dhe lidhjet politike. Ndërkohë ata vlerësojnë fatin ose rastësinë si faktorin më pak të rëndësishëm.
GJetjet për shqetësimet dhe aspiratat
Shumica e të rinjve shqiptarë nuk synojnë të largohen nga vendbanimi i tyre aktual drejt një qyteti apo fshati tjetër të Shqipërisë, por thuajse 59.8 përqind e tyre duan të emigrojnë jashtë vendit.
• Arsyeja ekonomike është shkaku kryesor që i shtyn të rinjtë shqiptarë të largohen drejt një vendbanimi të ri brenda Shqipërisë ose edhe jashtë saj.
• Të rinjtë shqiptarë parapëlqejnë si vendet më të mira për të emigruar Anglinë dhe SHBA.. Në raport me meshkujt, femrat kanë dëshirë të emigrojnë më shumë për arsye arsimimi.
• Shumica e të rinjve në Shqipëri janë optimistë për të ardhmen dhe e shohin atë më të mirë përgjatë 10 viteve në vazhdim.
• Në Shqipëri kanë filluar të mos i besojnë më guximit si faktor që të shtyn drejt fitores pasi 51.8 % e tyre në nivel kombëtar nuk janë dakort me këtë parim. Përkundër të dhënave të vitit 2011 kur kjo përqindja e të rinjve që besonin tek kjo shprehje ishte 80 % kjo rënie drastike dëshmon për një frymë pesimizmi që ka pëfshirë të rinjtë.
/l.k./