Socialistët, fitore të diskutueshme!

Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë marrë tanimë 74 mandate, të mjaftueshme për të siguruar mandatin e tretë qeverisës në Shqipëri.
Fitorja për herë të tretë e socialistëve ende nuk është pranuar nga opozita e cila ka folur për blerje masive të votës dhe një procesi gjerësisht të manipuluar nga partia në pushtet.
Mbi 80 000 mijë vota kanë dalë të pavlefshme, që përkthenen në 7 mandate deputetësh.
Boiken Abazi, kandidat i pavarur në Tiranë ka thënë se do të apelojë procesin, pasi manipulimet masive i hoqën atij mandatin në Tiranë.
Osbe në deklaratën e parë, foli për një proces të qetë por me parregullsi hera herës.
Opozita pritet që brenda ditësh ta kontestojë të gjithë procesin nëpër gjykatat e vendit./ HistoriaIme