SMS-ja që tregon hapjen e konkursit për militantët e PS për një vend pune në Vlorë
“Përshëndetje! Jam. A…. nga Struktura Rajonale e Partise Socialiste. Ju bëj me dije se në Spitalin rajonal të Vlorës është shpall vakant pozicioni bojaxhi. Duhet të ketë përfunduar shkollën e mesme dhe të ketë eksperiencë pune. Jeni të lutur të jepni propozimet së bashku me numrin e kontaktit brenda ditës së nesërme. Ju uroj një mbrëmje të këndshme”.
Ky është mesazhi që u ka mbërritur deputetëve të Qarkut Vlorë nga sekretarja e Strukturave Rajonale të Partisë Socialiste në këtë qark.
Me sa duket, strukturat rajonale të Partisë Socialiste funksionojnë dhe si agjensi punësimi, ku njoftimi për vendin vakant bojaxhi në Spitalin e Vlorës në vend që të shkojë në DAP, kalon për propozim tek deputetët.
Në mesazh bëhen të ditura dhe kriteret që duhet të plotësojë personi që do të emërohet nga partia në këtë pozicion, ku punësimet nepotike në administratën e shtetit duken si një procedurë krejt e natyrshme.
/l.k./