Skena e rindërtuar në 3D tregon si ndodhi sulmi i tmerrshëm terrorist në Nicë
Një rindërtim grafik në 3D tregon si ka ndodhur atentati i djeshëm në Nicë të Francës, ku humbën jetën 84 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Kamioni i drejtuar nga Mohamed Bouhel hyri mes turmës që ishte mbledhur për Festën Kombëtare të Francës, duke kaluar mbi trupat e njerëzve e duke hapur zjarr mbi të tjerë të pafajshëm.
Kamioni ka hyrë në korsinë e parë të Shëtitores së Anglezëve në Nicë dhe marrë përpara trupat e njerëzve, duke ndaluar më pas për të hapur zjarr drejt turmës.
Në këtë moment ndërhyri policia franceze e cila ka lëshuar një breshëri plumbash drejt kabinës së kamioni duke ndaluar sulmuesin.
/l.k./
Video e ilustruar në 3D e sulmit në Nicë