S’kemi nevojë të shohim Ramën që çon dele, Metën që çon zogj dhe PD-në që çon fugona me oriz! Deklarata e Astrit Patozit në Kuvend
Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, ka kritikuar sot Partinë Demokratike për furgonët me ndihma që po dërgon në zonat e përmbytura, duke e konsideru ar këtë akt, një propagandë njësoj si ajo që po bën dhe Kryeminist ri me Kryetarin e Kuvendit dhe jo ndihmë reale për ata banorë.
“Ne nuk kemi nevojë, – tha Patozi sot në Kuvend, – për një kryeministër që të shpërndajë dele dhe një kryetar kuvendi, që të shpërndajë zogj pule, sepse nuk di që në Qeveri të ketë ndonjë stallë dhe në Kuvend, ndonjë pulari, por as dhe për furgonat me oriz që nisen nga selia e opozitës, se nuk di të ketë atje ndonjë magazinë orizi. A nuk e patë Kryeminist rin kur në gjoks kishte vendosunjë qingj të njomë duke u mburrur se kishte ndarë 200 dele nga tufa e tij? Nga ana tjetër, kryetari iKuvendit, për të mos e imituar plotësisht, dërgoi në Ferras 5 mijë zogj pule!”
Por njerëzit kanë nevojë të dinë se përmbytjet nuk do të kthehen në fatkeqësi sa herë bie shi. Duhet një strategji për ata banorë, parashiku ar qoftë edhe shpërngulj en e tyre e madje, paratë nuk është vështirë të gjenden. Mjafton që Qeveria të anullojë tenderin skandaloz të “check up” në shëndetësi , që iu dha një kompanie dhe ja tek u gjendën disa milionë,” – theksoi Patozi.
/BalkanWeb