Situatë shqetësuese në Republikën Srpska për të drejtat LGBTQ+
Situata e komunitetit LGBTQ+ në Republikën Srpska është përkeqësuar ditët e fundit, ku Presidenti Milorad Dodik njoftoi një ligj anti-LGBTQ+. Një akt që është pjesë e një lëvizjeje autoritare gjithnjë e më të gjerë
Më 18 mars, policia e Banja Lukës, kryeqyteti i Republika Srpska (RS), entiteti kryesisht serb i Bosnje-Hercegovinës i kryesuar nga Milorad Dodik, ndaloi një ngjarje LGBTQI+ të promovuar nga organizatat “Geto” të Banja Lukës.
Ngjarjet u anuluan pasi policia lokale tha se nuk ishte në gjendje të garantonte sigurinë, për shkak të një “rreziku të lartë të përshkallëzimit të tensionit pas kërcënimeve të shumta ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve”. Në orët në vijim, disa turma vandalizuan qendrën kulturore të DKC Incel dhe rrethuan një ndërtesë tjetër ku rreth pesëmbëdhjetë aktivistë, kryesisht gra, ishin mbledhur për një takim joformal pas anulimit të ngjarjeve të lartpërmendura.
Që nga ajo ditë, dhjetëra zëra janë ngritur në të gjithë Bosnjë-Hercegovinën për të denoncuar klimën armiqësore ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQI. Mirza Halilçeviq nga organizata “BH. Povorska ponosa” tha se kishte mesazhe të qarta të intolerancës dhe rezistencës ndaj ngjarjes në qytet. Në fakt, në Banja Luka kishte pasur njëfarë dhune më 8 marsin e kaluar, kur dy aktiviste me flamurin LHBTQ+ gjatë një demonstrate për të drejtat e grave u sulmuan nga një grup të rinjsh.
“Ajo që ndodhi në Banja Luka është një krim urrejtjeje që u inkurajua nga mosveprimi i policisë dhe fjalimet e njëanshme nga Banja Luka dhe udhëheqësit e RS,” tha Ena Shehić, nga komiteti organizativ i Marshimit të Ylberit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Por ngjarjet e 18 marsit sollën një valë indinjate edhe përtej kufijve boshnjakë. Disa OJQ, si “Transparency International BiH”, kanë pezulluar aktivitetet e planifikuara me autoritetet e RS. Ditët e fundit, mesazhet e mbështetjes nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave LGBT, media dhe ambasadat janë shumëfishuar në mediat sociale, ndërsa aktivistët u takuan në Beograd më 20 mars. “E djathta ekstreme është bërë aq e fortë sa nuk jemi më të sigurt as brenda katër mureve”, tha Ana Petroviq, shoqata e së cilës “Da se zna” u bën thirrje aktivistëve LGBTI+ nga Ballkani që të “bashkohen kundër sulmeve të përbashkëta”.
Situata në entitetin me shumicë serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës është veçanërisht shqetësuese. Pranë ngjarjeve të marsit, presidenti Dodik u kishte kërkuar autoriteteve të qytetit të parandalonin çdo demonstratë kushtuar të drejtave LGBTQ+.
Dodik njoftoi gjithashtu, gjatë një fjalimi në televizion, miratimin në muajt e ardhshëm të një ligji të ri që do të ndalonte anëtarët e organizatave LGBTQ+ të hynin në kopshte, shkolla, universitete për të bërë “propagandë”. Njoftimi i Dodikut në mënyrë të pashmangshme ngre frikë të tjera për statusin e demokracisë, tolerancës dhe gjithëpërfshirjes në Republikë: “Sot ata po sulmojnë komunitetin LGBTQI+, nesër mund të jetë radha e romëve, emigrantëve, kundërshtarëve dhe të gjithë atyre që nuk i përmbahen diskursit dominues”, paralajmëron Vanja Stokiq, drejtoreshë e revistës E-Trafika./ Marrë me shkrutime nga EastJurnal/ HistoriaIme