Në Shqipëri vijon që situata të jetë e rëndë në lidhje me koronavirusin!
Sot, e enjte data 2 korrik Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 82 raste të reja me koronavirus ndërsa ka pasur 3 humbje jete.
Nga data 25 qershor 2020 deri me datën 2 korrik 202O, në vendin tonë ka qenë një situatë dramatike, pasi në një javë janë shënuar 548 raste të reja, ndërsa ka pasur 21 viktima.
Situata e rëndë paraqitet edhe në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale 27671
Raste pozitive 2662
Raste të shëruara 1559
Raste Aktive 1034
Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 387
Durrës 203
Shkodër 152
Vlorë 110
Fier 51
Lezhë 45
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Berat 8
Dibër 8
Gjirokastër 7
HistoriaIme