Shqipëria Voton, Exit-Pollet nxjerrin fituese opozitën!

Orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë është mbyllur në orën 19:00 të dielën. Megjithatë sipas urdhrit të KQZ-së, në të gjitha qendrat e votimit në të cilat do ketë qytetarë që presin në radhë, procesi do të jetë i hapur deri kur qytetari i fundit të shprehë vullnetin e tij.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mjaft e lartë siaps shifrave të KQZ, ndërsa ende nuk ka një projeksion të qartë se sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Deri në orën 18:00 KQZ raportoi se nga 1654 qendra votimi që kanë informacion nga 5199 në total, qytetarët që kanë votuar janë 45.48%, shifër kjo që pritet që të rritet pas përpunimit të të dhënave.
Rezultatet e Exit-Polleve nxjerrin fituese PS, Qeverinë e krijon opozita!
Nga përpunimi i 90% të të dhënave të Exit Poll Rtv Ora dhe Antonio Notos opozita e bashkuar mbetet fituese e këtyre zgjedhjeve dhe pse PS parti e parë. PS ka 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6%.
Sipas Euroneës Albania rezultatet janë më të rumbullakosura dhe nuk nxjerrin fitues të sigurtë.
Euroneës Albania publikoi edhe të dhënat paraprake për qarkun e Tiranës. Sipas saj Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpërndarje të barabartë mandatesh në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste nga 16-17 mandate Partia Demokratike nga 16-17 mandate, Partia Socialiste për Integrim nga 2-3 mandate Partia Social-Demokrate nga 0-1 mandat .
Ndërsa sipas Syri TV opozita shkon 73 mandate: 65-PS, 63-PD 10-LSI 2-PSD.
Partia Socialiste ka fituar 46.9 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”. E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave. Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind.