Shqipëria po “shuhet”, jo nga LGBTI+

Vendi ynë po përjeton një rënie të shpejtë të shtesës natyrore të popullsisë.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave INSTAT, lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.
Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2022 është 5.130, duke shënuar një rënie prej 19,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë në tremujorin e tretë 2022 tregon se janë 1.042 lindje më shumë se sa vdekje.
Në tremujorin e tretë 2022, gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Në tremujorin e tretë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e tretë 2021.
Shifrat janë shqetësuese por kokëforta, ndërsa Shqipëria po “shuhet” po jo nga LGBTI+ siç pretendojnë disa persona që nuk flasin as me fakte as me shifra, por nga ulja e lindjeve dhe migrimi masiv që ka kapluar vendin!/ HistoriaIme