SHQETESUESE/Banda e Lazaratit, flamuj dhe simbole të ISIS në Facebook
DITA raporton se i ndaluari i sotëm në Lazarat, Xhuliano Malo, ka dëshmuar para oficerëve të Policisë së Gjirokastrës së grupi që po lufton me policinë përbëhet nga 15 persona!
Sipas tij, ata kanë blerë para pak kohësh 6 pushkë me dylbi dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Po ashtu, Malo ka pohuar se kriminelët që i morën jetën policit të RENEA-s Ibrahim Basha, janë ndarë në nëngrupe dhe kanë banesa të fshehura brenda në pyll.
Xhuliano Malo u kap sot në Lazarat ndërsa në automjetin e tij u gjetën një sasi armësh dhe lëndësh narkotike.
Bën përshtypje mosha e tij dhe fotot me gishtin lart, simbol i ISIS.
Në muajin mars të këtij viti policia shpalli në kërkim një grup të rinjsh të Lazaratit, të akuzuar për veprime terroriste dhe sulm me armë mbi policinë.
Ata quheshin Arbion Aliko, Alban Aliko, Viktor Aliko dhe Bervin Basha
Ata organizuan asokohe sulm të armatosur mbi një postbllok policie dhe vendosjen e sasive të ndryshme tritoli në banesa dhe biznese të banorëve në Lazarat.
Në 17 mars atentatet e përsëritura kulmuan me një përplasje me policinë.
Rreth orës 20:30 në lagjen Lenxat të fshatit Lazarat, nga automjeti tip Mistubishi me targa KO 7793 B, ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë të cilët kryenin sherbim në atë zonë.
Ata u shpallën në kërkim me akuzën për vrasje të punonjësve të policisë e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë, shkatërrim prone, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve.
Por hetuesve asokohe u bëri përshtypje edhe një fakt tjetër.
Foto të luftëtarëve të ISIS-it, foto personale me shenjën e liderit të ISIS me gishtin tregues lart, flamuj të ISIS, parulla arabisht – shihen në profilet e tyre në rrjetet sociale
Të katërt u larguan nga vendi pak ditë pasi emrat e tyre u bënë publikë nga ana e policisë. Mendohet që fshiheshin në Greqi por ata janë rishfaqur në fshat dhe kanë goxitur sot policinë.
Arbion Aliko, Alban Aliko, Viktor Aliko dhe Bervin Basha mendohet që janë mes personave të fshehur që janë rrethuar nga policia.
Më poshtë, foto dhe postime nga rrjetet sociale, ku shihen qartë foto me të njëjtin pozicion të gishtit që mban i riu i sotëm i arrestuar./DITA/