Tubimet/ Gjykata Kushtetuese: Të rishikohen masat

Gjykata Kushtetuese bë Shqipëri në një vendim të datës 9 mars 2021 ka vendosur që të mos e pranojë vendimin e qeverisë për të ndalur tubimet mbi 1 persona.
Gjykata ka hedhur poshtë kështu disa kufizime për tubime që u përdorën nga qeveria për të ndalur një sërë protestash në vend, dhe që nxitën reagimin e shoqërisë civile.
Shumë gjykata supreme në botë kanë shpallur jo ligjore masat e qeverive për ndalimin e tubimeve.
Institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriu kanë kritikuar qeveritë se po përdorin pandeminë për shtypjen e protestave ndërsa ndalimi i tyre tanimë në vendin tonë është anti-kushtetuese, pas vendimit të gjykatës këtë të martë!
Sipas Gjykatës Kushtetuese, ministria e Shëndetësisë duhet të rishikojë masat kufizuese të pandemisë brenda një jave dhe të shpallë vendimin.
Gjykata ka shfuqizuar “shprehjen deri në një urdhër të dytë” të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj vendimi do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të përcaktuara./HistoriaIme