Shoqatat e Gazetarëve: Veliaj të distancohet nga dhuna ndaj reporterit të Ora News

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve te Shqipërisë kanë reaguar pas dhunës ndaj gazetarit të Ora News, Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit të grupit të xhirimit nga shoqërues të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në një deklaratë thuhet se gazetari ka pasur shenjat identifikuese të profesionit që kryen dhe është perpjekur t’i drejtojë një pyetje Veliajt, por ka ka marrë si përgjigje dhunën nga persona shoqërues të kryebashkiakut. Gazetari tha se këta persona nuk ishin shoqëruesit e zakonshëm të Veliajt dhe nuk kishin shenja identifikuese.
“Shoqata e Gazetareve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë dëojnë dhunën ndaj ekipit te Ora Neës nga shoqërues të kryebashkiakut Erion Veliaj, një metodë e shëmtuar dhe e përsëritur ndaj gazetarëve të Ora News, sa herë që z.Veliaj i drejtohet një mikrofon.
Media ka të drejtën të drejtojë pyetje në emër të publikut ndërsa një zyrtar publik si kryetari i Bashkisë ka detyrimin të përgjigjet.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqiperisë i kërkojne kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të distancohet nga aktet e dhunës të shoqëruesve të tij ndaj gazetarëve dhe të respektojë punën e medias, si dimension i domosdoshëm në një shtet demokratik” – thuhet në deklaratë.
DEKLARATA E PLOTE
THIRRJE Z.VELIAJ TE DISTANCOHET NGA DHUNA NDAJ GAZETAREVE
Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise shprehin shqetesimin per dhunen fizike te ushtruar ne Kavaje ndaj ekipit te xhirimit te TV Ora News, gazetarit Ronaldo Sharka, operatorit dhe shoferit nga shoqerues te kryetarit te bashkise Tirane Erion Veliaj. Gazetari ka patur shenjat identifikuese te profesionit dhe eshte perpjekur t’i drejtoje nje pyetje kryetarit te bashkise Tirane.
Ky veprim normal i gazetarit ka marre si pergjigje dhunen nga persona shoqerues te Veliajt, qe sipas gazetarit Sharka nuk ishin shoqeruesit e zakonshem apo me shenja identifikuese.
Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise denojne dhunen ndaj ekipit te Ora Neës nga shoqerues te kryebashkiakut Erion Veliaj, nje metode e shemtuar dhe e perseritur ndaj gazetareve te Ora News, sa here qe z.Veliaj i drejtohet nje mikrofon.
Media ka te drejten te drejtoje pyetje ne emer te publikut ndersa nje zyrtar publik si kryetari i Bashksie ka detyrimin te pergjigjet.
Shoqata e Gazetareve Profesioniste te Shqiperise dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise i kerkojne kryetarit te bashkise Erion Veliaj, te distancohet nga aktet e dhunes te shoqeruesve te tij ndaj gazetareve dhe te respektoje punen e medias, si dimension i domosdoshem ne nje shtet demokratik. #MosPrekGazetaret!