Shokon deputetja italiane: T’i fundosim anijet e emigrantëve siç bëmë me shqiptarët
Një ditë pas tragjedisë më të madhe detare të ndodhur ndonjëherë në detin Adriatik. Ku u mbyt një anije peshkimi me të paktën 700 viktima në kanalin e Siçilisë. Daniela Santaché , deputetja e Forca Italia e njohur si krahu i djathë i Berluskonit, deklaroi në një intervistë për Sky TG 24: Duhet t’i fundosim anijet e emigrantëve siç bëmë me shqiptarët.
Daniela Santaché tha se “Duhet të mbysim anijet në nisje siç bëmë me Shqipërinë vite më parë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Më mirë një akt lufte sesa të humbësh luftën”
Deputetja e opozitare tha se kjo është e vetmja zgjidhje dhe e quajti ngjarjen, “tragjedia më e madhe për qeverinë italiane”.
Santaché shtoi në deklaratën e saj “Trekëndëshi Renzi- Alfano e Boldrini kanë sjellë këtë katastrofë. E vetmja zgjidhje është se aeronautika italiane dhe marina ushtarake duhet të vihen menjëherë në punë për të mbytur barkat gati të niseshin siç ka ndodhur në të kaluarën me Shqipërinë, dhe menjëherë të ngrenë qendra pritjeje në brigjet afrikane”.