Shifra rekord, 4.794 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani vetëm në muajin prill
Numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani, është nga Shqipëria. Gjatë një deklarate, Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Maizire, ka thënë se nga Shqipëria ka një fluks të pazakontë, që vetëm për muajin prill kap shifrën rekord prej 4.794 personash.
“Nga Shqipëria, vetëm për vitin 2015, ka 11.292 aplikime për azil. Pjesa më e madhe e tyre vijnë përmes rrugëve të Mesdheut. Në këtë mënyrë, Shqipëria mban vendin e parë për muajin e shkuar sa u takon kërkesave për azil. Sipas autoriteteve është vërejtur që ka një rritje të migrimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, – tha De Maizire.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në muajin prill kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë janë rritur ndjeshëm.
Kështu, shqiptarët, kanë kaluar në vendin e parë sa i takon numrit të madh të zilkërkuesve, duke lënë pas kosovarët dhe sirianët.