Shembet çatia e ish-kabinave të plazhit në Golem, 25 familje në qiell të hapur
25 familje të përndjekurish në Golem kanë mbetur në qiell të hapur. Çatia e ish-kabinave të plazhit ku ata strehoheshin prej rreth 25 vitesh, ka rënë sot në mëngjes. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por banorët shprehen se kanë ngelur në mëshirë të fatit.
Ata thonë se i kanë bërë kërkesë bashkisë së Kavajës për ndihmë por ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Shtëpitë janë të amortizuara, kemi shpëtuar për mrekulli. Bashkia na strehoi në këto kabina përpara 25 vitesh dhe nuk po na jep zgjidhje. Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Ku të flemë sot?”, thonë banorët.
Të përndjekurit politikë në periudhën e komunizmit, thonë se e ndjejnë veten po njëlloj të përndjekur nga shteti edhe sot në demokraci. /m.g/
Burimi: BalkanWeb