Serbi – Shqipëri, Gjykata Sportive shtyn sërish vendimin për në datë 10 korrik
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka shtyrë sërish vendimin e për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur në tetor të vitit të kaluar, e cila u ndërpre për shkak të dhunës në Stadiumin e Beogradit.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare. Sipas FSHF-së, vendimi i CASit, që pritej të merrej këtë të premte, do të shtyhet me 10 korrik të këtij viti.
“CAS-i me anë të një letre zyrtare e ka shtyrë sërish vendimin e rëndësishëm për ndeshjen Serbi-Shqipëri, e luajtur më 14 tetor 2014. Vendimi pritej të zbardhej më datë 12 qershor, por tani presim zbardhjen e tij më datën 10 korrik 2015”, njofton FSHF-ja.
Në letrën zyrtare nuk jepen shpjegime për shtyrjen e këtij vendimi. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre që në pjesën e parë për shkak të dhunës që pasoi në stadium, pas hyrjes së një droni me hartën e Shqipërisë së Madhe.
Komisioni i Disiplinës në UEFA vendosi që Shqipëria ta humbiste ndeshjen në tavolinë, por pikët, të mos i jepeshin Serbisë. Të dyja palët e kanë ankimuar vendimin në Arbitrazhin Sportiv