Sali Berisha: Basha gaboi për parkingjet. Për Tiranën ai është kandidati më i mirë
Sali Berisha thotë se Basha gaboi për parkingjet publike në Tiranë. Sipas tij koncensioni ishte i gabuar sepse mungoi dialogu me qytetarët.
“Ky ishte sigurisht një gabim. Ajo që ishte e gabuar ishte mungesa e një dialogu me qytetarët, por ajo që quhet jashtëzakonisht pozitive, e një kulture të re qytetare, ishte anulimi i tij sapo u konstatua se qytetarët nuk e pëlqenin atë. Dhe kjo sapo qytetarët kishin dyshime se do të rëndonte xhepat e tyre. Nuk mund të bëhej fjalë që qytetari të paguhej tek pallati i tij, por tek lëvizjet e tij nëpër qytet. Ndaj unë e përshëndes vendimin e shpejtë të z. Basha duke e anuluar atë, duke e shtyrë për 5 vitet e ardhshme”, tha Berisha për Agon Channel.
Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve, Berisha tha se Basha është kandidati më i mirë për Tiranën, por i takon atij të vendosë.
“E vendos Lulzim Basha me kryesinë e PDsë. Unë them këtë që pa diskutim që lideri është lider. Është gjithmonë 5 kandidatura më eprore, por të dyja opsionet janë të justifikuara. Por edhe opsioni i moskandidimit është sepse duhet të dijë, do të marrë Bashkinë apo Kryeministrin. Por le t’ia lëmë t’i vlerësojë vetë z. Basha dhe kam bindjen se ai do të marrë vendimin më të drejtë”
Në lidhje me debatin mes Presidentit dhe mazhorancës për kandidaturën e Visar Zhitit, Berisha u shpreh se është me presidentin Nishani, ndaj të cilit, tha ai, po sillen në mënyrë rrugaçërore.
/TemA