Rritet varfëria, reduktohet fondi i ndihmës ekonomike
Shpresa Mezini për Gazeta Shqip
“Shërbimet e kujdesit social për fëmijët janë shumë të kufizuara. Numërohen vetëm 14 qendra publike të shërbimeve sociale që ofrojnë shërbime për rreth 511 fëmijë. Kapaciteti i këtyre qendrave është jashtëzakonisht i kufizuar: Numri i përgjithshëm i fëmijëve që marrin shërbime është më pak se 3% e fëmijëve me llojet e ndryshme të aftësisë së kufizuar. Përveç kësaj, shërbimet ndihmëse për fëmijët nga familjet më pak të privilegjuara janë gjithashtu në masë të madhe joekzistente”, konstatohet në studimin e “Save the Children”, i cili analizon shpenzimet buxhetore për planin kombëtar të veprimit për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri. Sipas tij, çerdhet për fëmijët e moshës 0-3 janë të disponueshme vetëm në qytete, me kapacitet të kufizuar dhe nuk ka shërbime mbështetëse për kujdesin ndaj fëmijëve në zonat rurale.
Për më shumë klikoni këtu