Kishte shkuar për të denoncuar një përdhunim nga punonjësit e shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, por polici jo vetëm që nuk i kishte marrë deklaratën, por e kishte përdhunuar edhe ai.
Duket si një ngjarje horror, jashtë realitetit ku jetojmë, por e vërteta është se ka ndodhur në mes të Shkodrës, dhe pas ngjarjes polici është bërë drejtor i Komisariatit në Fushë Arrëz.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë policisë, njofton se sot është arrestuar shefi i policisë së komisariati në Fushë Arrëz si i dyshuar për përdhunim.
SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.
Njoftimi i Policisë:
Shkodēr – Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.
Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.
SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.
Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.
Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.
Ndërkohë në një intervistë më datë 8 Mars, gjatë protestës së grave, një zonjë denoncoi ngacmimin seksual prej policit Izmir Duraku.
Në vijim video:
/ Historiaime