Rrëfimi i Viktorit, 34 vite i diskriminuar si LGBT dhe rom

Sot në ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, risjellim një rrëfim për jetën e një anëtarëri të komunitetit rom dhe LGBTQ+, dhe diskriminimin e dyfishtë.
As nuk mund të mendohet të jetosh për 34 vite, në një jetë të dyfshtë, një jetë duke u përballur me diskriminimin, një jetë ku e drejta jote të mohohet çdo ditë! Nuk mund të mendohet po ndodh, ndodh para syve tanë, para syve të të gjithëve ne.
E tillë është jeta e Viktorit, 34-vjeç!
Ai është anëtar i komunitetit LGBTQ+ dhe komunitetit rom. Nëse të qënit anëtar i komunitetit rom nuk mund ta fsheh, ai për më shumë se 3 dekada e ka fshehur të qënurit anëtar i komunitetit LGBTQ+.
Viktori shprehet se ka mabruar vetëm shkollën 8-vjeçare, dhe me pamundësi ekonomike është detyruar ta lërë atë.
“Unë nuk e kam shfaqur kurrë orientimin tim seksual, pasi unë mendoj se këtu ka një diskriminim të madh.
Të përbuzin, ka paragjykime, shikohet me sy tjetër kjo gjë, rrethi shoqëror të largohet. E dini pse të largohet, sepse ai të paragjykon çfarë bën ti në shtratin tënd, në një natë të bukur. Absurde apo jo?!”-thotë Viktori, jeta e të cilit nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Është shumë e vështirë që për vite të tëra të jetosh një jetë të dyfishtë, sidomos kur je edhe pjesë e komunitetit rom, është shumë e vështirë pasi ka një diskriminim të dyfishtë.”-thotë ai teksa shton se diskriminim e has në çdo fushë të jetës- “Po ja, në zyrat e shtetit të shohin se je anëtar i komunitetit rom, nuk të japin shërbim, të përbuzin, të neglizhojnë, sepse shumica e dinë që jemi pa shkollë dhe nuk i njohim mirë procedurat”
Viktori shprehet se ndoshta dikur do të mund ta thotë hapur se ai është edhe LGBT, por shprehet se nuk është gati, por në fakt gjatë bisedës me të e vëren se ai është gati, ajo që nuk është gati është shoqëria jonë, pasi ai ka frikë, ka frikë nga një diskriminim tjetër ndoshta edhe më i madh, ndoshta i padurueshëm.
Viktori rrëfen se ka kërkuar punë në shumë vende, punë të zakonshme, edhe punë krahu, por edhe aty është diskriminuar.
“Unë dua shumë që të vijë një ditë që të jem i lirë. Kam jetuar boll 34 vite i mbyllur e i diskriminuar nga të gjitha anët”-thotë ai, dhe ka të drejtë. Ka ardhur koha që të jemi të gjithë të barabartë./ HistoriaIme
*Për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit emri Berti nuk është emri i vërtetë i personazhit.