Anxhela ka lindur në qytetin verior të Shkodrës, ndërsa ajo është braktisur nga familja e saj në moshën 9 vjeçare.
Që nga ajo kohë, jeta e Axhelës ka qenë sa dramatike, aq edhe e dhimbshme.
Ajo është një transgjinore, dhe anëtare e komuniteti LGBTI+m dhe anëtare e komuniteit rom , ndërsa shprehet se ajo përjeton diskriminim të dyfishtë, jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por edhe nga vetë institucionet e shtetit, institucione këto që duhet të ishin të parat që duhet të zbatonin ligjin anti-diskriminim.
Nga jetesa në rrugë, për shumë vite, tek dhuna sistematike, e deri tek diskriminimi e neglizhimi i institucioneve, Anxhela thotë se është e vrarë, por jo e dorëzuar, dhe e thyer.
“Unë kam lindur në Shkodër, dhe jetoj në Tiranë që në moshën 9 vjeç. Erdha në Tiranë pasi kisha probleme shëndetësore, dhe para se të vija në Tiranë kam qenë në spitalin pediatrik në Shkodër, familja ime ka qenë një familje e mirë, por për fat të keq kam pasur babin që konsumonte alkool, dhe ishte një person shumë ngativ, dhe ushtronte dhunë ndaj mamasë, dhe ata u ndanë.
Unë aktualisht nuk kam asnjë marrëdhënie me familjen, që pas ndarjes unë nuk kam qenë pranë familjes, deri në moshën 9 vjec unë kam qenë në familje, e më pas, mamaja vendosi që të më braktiste dhe të më linte në spitalin e pediatrisë në Shkodër.”-shprehet Anxhela.
Aktualisht Anxhela, jeton në banesat sociale në Shkozë në Tiranë, banesa këto që janë dhënë për komunitetin rom dhe egjiptian, por Anxhela shprehet se edhe aty ndonjëherë e ndjen veten të diskriminuar.
“Unë aktualisht jetoj tek banesat sociale në Shkozë, para se të shkoja atje unë jetoja në rrugë, kam jetuar gjithë jetën në rrugë.
Unë kam pasur shumë probleme, diskriminim, urrejtje, dhunë, nuk kisha ku të rrija, rrija në rrugë, s’kam asnjë të ardhur.
Kur kam shkuar në Shkozë falë aleancës LGBT, kam pasur shumë probleme nga komuniteti egjiptian dhe rom, pasi të jesh transgjinor të shohin me urrejtje, dhe fqinjët bënin peticione për Bashkinë e Tiranës pasi nuk më donin aty, ata i kanë cuar kryetarit të Bashkisë disa peticione, vetëm pse isha transgjinore.
Unë shikoja punën time, nuk fisja me asnjë, vetëm pëpr faktin që isha transgjinore nuk donin që unë të rrija në pallat.”-shprehet më tej Anxhela.
Ajo flet, se si ka rënë pre e dhunës, e diskriminimit, nga shoqëria dhe punonjësit e shtetit, se sa e vështirë ka qenë për të të jetonte siça jo dëshiron.
“Unë kam punuar edhe si punonjëse seksi, por tanimë nuk punoj më, dhe besoj se nuk do të punoj më kurrë.
Më kanë paragjykuar se vishesha si femër, por unë ashtu do të vishem gjithmonë, sepse ashtu e ndjej veten, dhe unë dua të jetoj siç dua.
Unë jam dhunuar disa herë, unë ndihem keq, ne jetojmë në Shqipëri, këtu edhe shteti vetë të dhunon, komuniteti LGBTI është i disktiminuar në vendin tonë, mungon informacioni, dhe ka shumë persona homofobë që kanë urrejtje të madhe për këtë komunitet.
Një ditë shkova tek qendra shëndetësore tek Ura e Tabakëve, aty ishte një roje, dhe unë i them që jam aktiviste e komunitetit LGBT, dhe kam ardhur për vizitë, ai më tha: Nuk presim vizita, dhe nuk e njoh komunitetin LGBT, ai më tha që të largohem, dhe unë u largova.
Diskriminimi ndodh edhe në institucionet e shtetit, që duhet të jenë të parat që nuk duhet të diskriminojnë. Ato të diskiminojnë nga pamja, dhe nga veshja.
Unë ndihem e diskriminuar edhe ai anëtare e komuniteti LGBTI, edhe si anëtare e komunitetit rom.
Ligji kundër diskriminimit është, por ai nuk zbatohet, ai nuk zbatohet edhe në institucionet e shtetit.
Unë ndihem e diskriminuar edhe nga komuniteti rom dhe egjiptian, pasi në organizime që ka ky komunitet dhe unë marr pjesë, më shohin me urrjejtje.”-shprehet më tej ajo.
Por, Anxhela tanimë kërkon një punë, pasi thotë që ajo do të punojë, dhe mundet të bëjë çfarëdo pune që t’i ofrohet.
“Unë dal në rrugë dhe kërkoj para, por policia nuk të lë as të lypësh, unë nuk po bëj asnjë vepër penale, dhe më thonë që nëse lyp do të çojmë në burg, unë kam lypur para gjithë jetën, dhe ata nuk mund të më ndalojnë për të kërkuar para, dhe unë u kam thënë ‘më gjeni një punë’ dhe unë nuk do të lyp më, unë pranoj punë nga Bashkia nëse me ofrohet. “-e mbyll rrëfimin e saj Anxhela./ HistoriaIme
*Këto intervista janë realizuar në kuadër të nismës për ‘’Fuqizimin e personave Romë dhe LGBTI + dhe organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi’’ me mbështetje të Civil Rights Defenders dhe Swedish Institute