Rinis punimet pallati 17 katësh pranë digës së Liqenit Artificial
Dhe pas dy pezullimeve, një herë nga ana e qeverisë në gusht 2014 dhe nga INUK në janar 2015 pallati 17 katësh pranë digës së liqenit artificial ka rinisur punimet.
Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendosi të zhbëjë dy vendimet e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës që i hapnin rrugë ndërtimit të pallatit 17 katëesh pranë Digës së Liqenit Artificial. Por pak ditë më parë një vendim i gjykatës administrative i dha të drejten firmës ndërtuese “Gener 2” për të rifilluar punimet.
Ndërtimi i një objekti në të vetmen zonë të gjelbëruar të Tiranës ka ngjallur reagimin e qytetarëve, abmjentalistëve dhe shoqërisë civile. Ky objekt po ndërtohet pranë digës së liqenit zonë e cila konsiderohet e papërshtatshme për ndërtime. Sepse në rast dëmtimi rrezikon përmbytjen e një nga zonave më të populluara të Tiranës, siç është Komuna e Parisit.