Reporterët pa Kufij dënojnë gjuhën e Ramës ndaj medias

Organizata Ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së Medias “Reporterët pa Kufij” përmes një deklarate kanë dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në një konferencë të OSBE në Tiranë.
“Reporterët pa kufij denoncon sulmin e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave online në një konferencë të OSCE, duke i krahasuar me nazistët, terroristët dhe pedofilët. “-shkruan Reporterët pa Kufij, ndërsa ngre edhe një herë shqetësimin e paketës anti-shpifje.
“Akoma më shqetësuese pasi Parlamenti planifikon të diskutojë ndryshimet në ligjin për mediat, të njohura si paketa kundër shpifjes! Siç ishte hartuar më herët, ndryshimet do të lejonin vendosjen e sanksioneve joproporcionale ndaj mediave online nga AMA, një autoritet i kryesuar nga ish -këshilltari i Edi Ramës. RSF kërkon ndryshime së bashku me rekomandimet e Komisionit të Venecias për të shmangur minimin e lirisë së shprehjes”-thuhet më tej në deklaratën e organizatës.
Qeveria është kritikuar më herët këto ditë edhe për të ashtuquajturën Agjenci për Median e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave./ HistoriaIme