Pak orë pasi organizatat LGBTI+, dhe pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, që dënonin komentet homofobike të Shqipes, një prej konkurrenteve të programit “Përputhen” në Top Channel, produksioni ka marrë vendimin që ajo të përjashtohet.
Në një reagim në faqen zyrtare në Top Channel, ky television shkruan:
Ndryshe nga se ishte programuar në fillim, ku e ftuar do të ishte një person i veçantë, emisioni i “Për’Puthen”, këtë të premte, mori një rrjedhë komplet tjetër.
Debatet e krijuara një ditë më parë, sjelljet e theksuara bullizuese dhe homofobe, kanë shtyrë produksionin që të përjashtojë pa afat nga programi Shqipen.
Moderatorja Bora Zemani, e cilësoi sjelljen e Shqipes si jo të denjë ndaj të rinjve shqiptarë, e për këtë arsye, vendimi për largimin e saj në gjykimin e produksionin, duke marrë parasysh këtu edhe reagimin e publikut, mund të cilësohet i drejtë.
“Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë të çdo moshe, se Top Channel është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e çdokujt pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale ne kemi vendosur të përjashtojmë për një fat të pacaktuar Shqipen nga “Për’Puthen”. Mbrojtja e parimeve mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë moderne dhe pluraliste, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi. Për këtë shkak i kërkuam Shqipes të kërkojë ndjesë publike duke e përjashtuar nga “PërPuthen”, tha Bora.
Të njëjtën mendim kishte dhe opinionisti Arjan Konomi, i cili tha se mbipolarizimi i sjelljes së Shqipes, ishte jo i denjë për këtë emision dhe logon që ajo përfaqëson.
“Shqipja, unë nuk dua ta kryqëzoj me atë homofobinë e saj. Por atë që ne e kemi vlerësuar si të drejtpërdrejtë ka disa gjëra negative për të cilat nuk është e përshtatshme në këtë emision televiziv. Ky bipolarizëm i sjelljes së Shqipes, e cila në një mënyrë shfaqet pozitive në prapaskenë, më pas vjen këtu dhe tregon atë ç’rregullinë, e cila rritet në mënyrë eksponenciale, pa u frenuar, logjikuar dhe arsyetuar, të bën që në një televizion televiziv të pa përshtatshëm, e theksoj edhe njëherë vendimin e drejtë të largimit të saj”, tha Arjani.
Organizatat LGBTI+, falënderojnë produksionin e programit për vendimin e drejtë, ndërsa inkurajojmë mediat që që të mos lejojnë që në hapësirën e tyre televizive të shfaqen persona që me komentet e tyre shkelin të drejtat e njeriut, dhe nxisin homofobi e diskriminim.