Raporti/ Princi saudit miratoi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Shtetet e Bashkuara kanë deklasifikuar një raport në të cilin thuhet se Princi i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ka miratuar operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, i cili u ekzekutua në vitin 2018.
Khashoggi, i cili kishte statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA, shkruante në “Ëashington Post” në mënyrë kritike për princin e kurorës.
Ai u vra në konsullatën e mbretërisë në Stamboll dhe trupi i tij u gjymtua nga një ekip operativësh të lidhur me Princin e Kurorës.
Riadi ka mohuar çdo përfshirje në këtë akt të Princit të Kurorës, sundimtarit de facto të Arabisë Saudite.
Ndryshe nga refuzimi i paraardhësit të tij Donald Trump për ta publikuar raportin në kundërshtim me një ligj të vitit 2019, Presidenti Joe Biden ia hoqi atij klasifikimin “sekret” , duke reflektuar një gatishmëri të re të SHBA-së për të sfiduar mbretërinë për çështje nga të drejtat e njeriut tek lufta në Jemen.
Lirimi i raportit të deklasifikuar të inteligjencës amerikane për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi përfaqëson një goditje të pushtetit, prestigjit dhe pozitës ndërkombëtare të një prej burrave më të fuqishëm në Lindjen e Mesme: Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.
Madje mund të ketë implikime në marrëdhëniet e Perëndimit me Arabinë Saudite për dekadat e ardhshme.
Duke pohuar se princi i kurorës, i njohur nga inicialet e tij si MBS, ishte bashkëpunëtor në atë vrasje të tmerrshme në 2018, do ta bëjë më të vështirë se kurrë për udhëheqësit perëndimorë që që lidhen publikisht me të si individ./ HistoriaIme