“Queer Britain” në Londër, udhëtimi i LGBTQ+ drejt barazisë
“Queer Britain” është muzeu i parë LGBTI+ në Britaninë e Madhe. I vendosur në kryeqytetin britanik, pranë stacionit “King’s Cross”, ai I bashkohet një rrjeti ndërkombëtar arkivash dhe institucionesh si Muzeu “Schwules” në Berlin dhe Muzeu Amerikan që pritet të hapet në Nju Jork në vitin 2026.
Drejtori i Muzeut, Joseph Galliano, tregon një derë të rëndë lisi në sallën kryesore të ekspozitës inauguruese. Është dera e qelisë ku Oscar Wilde kaloi dy vjet të jetës së tij (1895-97), i burgosur për krimin e sodomisë, një eufemizëm për orientimin seksual, i cili ishte rreptësisht i ndaluar dhe i ndjekur ashpër nga kodi penal i asaj kohe.
Ekspozita e parë e muzeut, e cila është falas, feston 50 vjet nga parada e parë e Krenarisë në Londër në 1972. Muret prezantojnë relike politike që përshkruajnë luftën për të drejtat LGBTI+ në Britani dhe shënime nga takimi i parë parlamentar për AIDS-in dhe pankarta nga Trans+ i këtij viti “Parada e krenarisë”, e mbajtur 10 ditë para hapjes së ekspozitës.
Galliano donte që muzeu të përfaqësonte përvoja të ndryshme “queer”, pra të gjithë komunitetin.
“Në muajt e parë, nuk ishte e pazakontë që dikush të hynte këtu dhe të shpërthente në lot. Një pjesë e madhe e historisë së njerëzve LGBTI+ ka të bëjë me heshtjen, turpin dhe fshehjen. Për ne, kjo do të thotë: ne jemi këtu dhe historitë tona meritojnë të tregohen.”
“Queer Britania”, e udhëhequr nga Galliano, një ish-redaktor i revistës “Gay Times” pasqyron udhëtimin e ngadaltë të komunitetit LGBTQ +të Britanisë drejt barazisë, gjatë shekullit të kaluar./ HistoriaIme