Pse i publikuam emrat e përdhunuesve të dyshuar?

Por pse HI, vendosi që të publikonte emrat e të dyshuarve për përdhunim?
Në fillim ka një raport të qartë policie që 5 personat në fjalë janë të dyshuar dhe janë arrestuar tanimë, dhe ndërsa në njoftimin e policisë emrat ishin me iniciale burimet e sigurta bënin të qartë identitetin e plotë të përdhunuesve të dyshuar.
Pra, 5 personat janë të dyshuar zyrtar për aktin e kryer.
Historia e këtij akti skandaloz e të trishtë, është raportuar gjerësisht në median kombëtarë dhe lokale në vendin tonë, dhe duke qenë se rastet e dhunimin, përdhunimit, ngacmimit sekual ndaj grave dhe vajzave janë relativisht të shpeshta, të gjithë personat që mendojnë, ose planifikojnë të bëjnë një akt të tillë duhet ta dinë se shumica e shoqërisë është kundër tyre, dhe sado në zonë të thellë të kryhet akti, emrat nuk janë sekret, as historia e tyre.
Disa njerëz mund të mendojnë se ne duhet të respektojmë privatësinë e tyre pasi asnjë nga akuzat kundër 5 personave për të cilat akuzohen nuk është provuar i vërtetë nga procesi i gjykimit.
Sidoqoftë, ne mendojmë se fshehja ose redaktimi i emrit të të dyyshuarve për përdhunim në këtë pikë do të ishte një dëm i keq për 15 vjeçaren dhe për të vërtetën e kësaj historie.
Procesi gjyqësor sigurisht është shumë i rëndësishëm në këtë pikë, por në këtë rast nuk mund të vihet në dyshim vërtetësia e historisë së viktimës, aq më pak në këtë pikë të procesit kur në daljen e parë para Gjykatës 5 personat kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” pra përforcohet teza se ata e kanë kryer aktin./ HistoriaIme