Pse banorët janë kundër dhe çfarë përfaqëson SHELL?
Qytetarë të Përmetit dhe Këlcyrës prej ditësh janë ngritur në protesta duke kërkuar ndalimin e kërkimeve për naftë nga ana e kompanisë Shell.
Së fundmi, banorët e Këlcyrës dhe një nga operatoret në atë zonë, Elona Bejo i kanë dërguar një letër publike zëvëndësministrit të Energjitikës, Ilir Bejtja duke ju lutur për mbështetje dhe një reflektim ndryshe mbi këtë çështje.
Bejo shkruan se “lufta” që banorët po bëjnë nuk është për interesa personale por për të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:
Zoti Ilir Bejtja! (Zevendesminister i Energjitikes)
Po ju shkruajme per te shprehur shqetesimin dhe qendrimin tone per kerkimet per nafte nga kompania Shell ne jug te Shqiperise. Ne kemi bere dy takime me ju por ju nuk na lini te flasim dhe nuk doni te na degjoni, madje edhe e ktheni ne lufte personale duke keqinformuar dhe sulmuar qellimisht sic bete dje ne emisionin televiziv. Ju nuk keni kuptuar thelbin e protestes tone.
Ju nuk keni kuptuar qe kete lufte ne e bejme, jo vetem per interesat tona personale, por per ate qe mendojme se eshte me e mira per vendin, natyren, te ardhmen dhe ekonomine e qendrueshme. Ne mendojme se plane afatshkurtra si ky shfrytezim I nentokes, jane edhe driteshkurtra dhe te tilla veprime te nxituara dhe te pastudiuara thellesisht dhe gjeresisht, e kane sjelle ekonomine e vendit ne kete derexhe ku ne na duhet te sillemi si prostituta te botes e ti leme ata te na perdhunojne 6 mije metra thelle vetem per ca para.
Skenari nr.1
Nese ju vazhdoni me kerkime per nafte ne bllokun 4 qe perfshin luginen e Vjoses, luginen e Zagorise, Drinosit, Lengarices, Deshnices, etj, dhe ju I procedoni te gjitha fazat e kontrates, ju do arrini detyrimisht ne shfrytezimin nga toka te rezerves se fundit me te madhe ne Europe. Kjo dihet qe ne vitin 1937 prej nje studimi te shkencetarit polak Zyber. Kjo do jete nje arritje per Shell patjeter, sepse do e lejoje ate te konkuroje tregun boteror te naftes qe ka ulur cmimet. Qeveria Shqiptare do marre lemoshe nga kjo kontrate.
Shell ka filluar qe tani te deklaroje qe kostot e nxjerrjes se naftes ne kete zone do jene shume te larta per shkak te thellesise se larte te vendndodhjes se depozites dhe cilesise se naftes dhe gazit te cilat duan nje proces te komplikuar rafinimi per shkak te toksicitetit qe permbajne. Te gjitha keto kosto do I paguajme ne sepse nderkohe cmimi I naftes do jete duke rene vazhdimisht. Te gjitha bizneset turistike do falimentojne dhe ne kete menyre edhe familjet fshatare qe marrin te ardhura drejtpersedrejti apo ne menyre te terthorte nga turizmi dhe bujqesia do varferohen.
Puset e naftes do jene te vendosura detyrimisht midis dy UNESCO-ve te shqiperise, Beratit dhe Gjirokastres, duke rrezikuar statusin e tyre dhe duke vendosur nje hendek industrial per turistet. Ekosistemi do demtohet ne menyre te pakthyeshme, te rinjte do ikin perfundimisht nga ky vend dhe e gjithe kjo mrekulli natyrore do shnderrohet ne nje kantier te industrise se rende. Te gjitha keto do ndodhin nderkohe qe bota do shkoje drejt energjise se paster dhe eleminimit perfundimtar te energjise fosile. Ne fund te kesaj historie, 25 vjet me vone, kur Shell te kete mbaruar se perdhunuari kete toke te shenjte, ne do jemi getoja e europes, nje toke e shkaterruar dhe e braktisur.
Skenari nr.2
E perjashtojme bllokun 4 nga kerkimet dhe nga opsionet e naftenxjerrjes. Stimulojme agroturizmin, ekoturizmin, turizmin kulturor, te natyres dhe aventures. Me nje vendim te vecante te autoriteteve por edhe me mbeshtetje teknike e profesionale, ndalojme perdorimin e pesticideve ne zone. Bujqesia biologjike automatikisht do marre zhvillim dhe ekosistemi do pasurohet. Cmimet e sherbimeve dhe prodhimit do rriten dhe ne gradualisht orientohemi tek turizmi elitar. Duke rritur cilesine, rriten te ardhurat dhe e gjithe zona do shnderrohet ne nje model te zhvillimit te qendrueshem.
Te rinjte do kthehen dhe nje optimizem i pergjithshem do frymezoje banoret per te investuar dhe cmimet e pronave do rriten. Permiresojme infrastrukturen dhe stimulojme investimet ne perdorimin e energjise se paster eksperimentale. Hapim nje ose disa shkolla profesionale me orientim nga bujqesia turizmi dhe inovacioni dhe fusim neper shkollat e te gjitha niveleve lende mesimore kushtuar shkencave te natyres dhe praktikave ne natyre. E dime, kjo eshte nje rruge e mundimshme dhe kerkon shume energji dhe ndoshta ju jeni te lodhur duke qeverisur 8 vjet e doni t’i bini shkurt, por, na besoni zoti z.minister, ne 10 vitet e ardhshme, ne i kemi fituar parate qe do fitonim me naften per 25 vjet.
Dhe, nese zgjedhim rrugen e mundimshme te zhvillimit te qendrueshem, nuk do jemi vetem. Sic e kemi patur deri tani, do vazhdojme te kemi mbeshtetjen teknike dhe financiare Bashkimit Europian qe do e shohe jugun e Shqiperise si perlen e turizmit europian. Kjo do na afroje me Europen dhe do na integroje me shpejt, por edhe do na jape integritetin dhe autonomine e duhur per te marre vendime te shendetshme per veten dhe te ardhmen. Nese veprohet keshtu, kjo do na nderoje ne syte e gjithe botes si partizane te mbrojtjes se natyres dhe te ardhmes dhe do na beje te barabarte me avangardet europiane.
Skenari nr.3
Nje rezistence e gjere popullore do marre dhene, te rinj brenda dhe jashte vendit do bashkohen per te mbrojtur Shqiperine nga kjo e keqe e madhe qe na kanoset. Per te mbrojtur ujin qe rrjedh ne kroje, pemet qe na bejne hije, kengen e barinjve, qetesine madheshtore te mesdites ne livadhet e paana ne do ngrihemi dhe kjo ka shume te panjohura dhe mund te na coje ne rruge qorre me kosto te medha. Askush nuk mund t’i parashikoje pasojat.
Ajo qe ne duam eshte thjesht dhe vetem te na degjoni, te na kuptoni dhe te na matni pulsin per te kuptuar ju vete qe jeni duke gabuar ne menyre te pakthyeshme. Ne jemi njerezit qe e bejme Shqiperine e prandaj jemi shume te rendesishem.
Ne do ju luteshim ne emrin tone dhe te familjeve tona te cilat jane frymezuar nga endrra jone dhe na mbeshtesin me vetemohim ne keto kohe te veshtira. Ne emer te Yllkes, Martes, Eldes, Valit, Mondes, etj, qe jane grate e fshatrave ne lugine qe sigurojne te ardhura dhe mbajne familjet me ndihmen qe i sjellin agroturizmit. Ju lutemi ne emer te Aleksit, Avenirit, Arbrit, Xhorxhos, Eltit, Dorines, Elones, Aldos, Mirit, Dones, Benit, Maqos, Sueles, etj qe jane shpirti i bukur dhe idealistet e fundit te mbetur ne Permet.
Nese ata ikin, qyteti vdes. Ju lutemi edhe ne emer te Rigelsit nga Gjirokastra, Kristines, Aleksandrit, Manjoles, ne emer te Mires nga Peshtani, Flores nga Gostivishti dhe mund te vazhdojme pa fund. Ju lutemi edhe ne emer te gjithe qytetareve te tjere te jugut te shqiperise qe jane ne gjume hipnotik apo kane rene ne kllapi nga varferia. A jeni ju gati te mbani ne ndergjegje gjithe kete krim ? A do mund te ndryshoni qasje dhe te mund te reflektoni pak me ndryshe ?
Faleminderit per vemendjen !
Per momentin, pa respekt !
Permetaret dhe Kelcyrjotet qe i thone JO naftes ne Jugun e Shqiperise
Kush është kompania SHELL?
SHELL është një nga kompanitë më të mëdha në botë për nxjerrjen e përpunimin e naftës e të gazit.
SHELL, është akuzuar edhe për vrasje të njerëzve, përdhunime, ryshfete, krime në njerëz e krime mjedisore.
Një ndër organizatat më të mëdha në botë për ruajtjen e mjedisit, “Miqtë e Tokës” është në luftë të hapur me Shell prej disa vitesh, pasi kjo organizatë e akuzon SHELL si vrarëse të njerëzimit dhe të planetit tokë.
Më poshtë 8 skandalet më të mëdha të SHELL, kundër njerëzve dhe planetit
1. Shell shpenzon 22 milionë dollarë në vit për lobimin kundër klimës
Shell pretendon publikisht se ajo përqafon marrëveshjen e klimës në Paris, por ajo që ndodh pas kuintave është krejt e ndryshme. Sipas hulumtimit të “FOE”, Shell kaloi rreth 22 milionë dollarë në vitin 2015 për aktivitetet lobuese kundër politikave klimatike. Nga 25 korporatat më të mëdha, Shell, Exxon, IBM, Total dhe Pfizer kanë, nëpërmjet shoqatave të tyre të industrisë, ndikimin më të madh negativ në politikën e klimës.
2. Shell e dinte se veprimet e saj do të shkaktonin ndryshime katastrofike klimatike
Dokumentet e brendshme konfidenciale dhe klima e shqetësimit të filmit Shell tregojnë se Shell ka qenë i vetëdijshëm për rreziqet e ndryshimeve klimatike për më shumë se 30 vjet. Një dokumentar i Shell-it vëren se ndryshimet klimatike mund të ndodhin në mënyrë të shpejtë që shoqëria nuk do të jetë në gjendje t’i përshtatet asaj. Shell paralajmëron shikuesit se, ndër të tjera, shumë refugjatë klimatikë do të krijohen për shkak të niveleve në rritje të detit dhe ndryshimeve të tjera mjedisore katastrofike. Filmi përfundon me argumentin se “marrja e masave tani është urgjente”. Megjithatë, kompania vazhdon të përqëndrohet në lëndët djegëse fosile.
3. Shell po transformon Deltën e Nigerisë në një zonë fatkeqësish
Shell ka nxjerrë naftë nga Delta e e Nigerisë për më shumë se gjysmë shekulli, dhe ka fituar miliarda dollarë. Ndërkohë, shumica e njerëzve që banojnë në rajonin e Deltës kurrë nuk shohin asnjë nga këto miliarda dhe janë të detyruar të jetojnë në mes të ndotjes së naftës, e cila ka lënë një numër fshatrash të pabanueshme. “Miqtë e Tokës” në Holandë, së bashku me katër fermerë nigerianë, kanë ngritur një padi kundër Shell në vitin 2008. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe nuk ka pasur vendim përfundimtar. Dy prej paditësve kanë vdekur dhe fshatarët vazhdojnë të jetojnë në një mjedis shumë të ndotur.
Me një fjalë, ata jetojnë mes “arti të zi”, por janë të varfër dhe të vrarë.
4. Shell është bashkë-përgjegjës për vrasjet në Nigeri
Sipas Amnesty International, Shell ishte përfshirë në vrasje të shumta, tortura dhe përdhunime që u kryen nga organizatat paraushtarake në Nigeri në vitet 1990. Drejtuesit e Shell ishin ndoshta të vetëdijshëm për këto mizori. Në fund të fundit, Shell kishte insistuar në mbështetje ushtarake, edhe pasi u bë e ditur se forcat e sigurisë kishin vrarë, torturuar dhe dhunuar demonstruesit.
5. Shell shmang taksat
Shell thekson se vendet në të cilat operon duhet të përfitojnë nga prania e saj. Por, me sa duket, pagimi i taksave në vendet ku ata punojnë nuk është ajo që Shell e ka fjalën kur përmend “fitimet”. Shell në fakt ka marrë rimbursime neto të taksave si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Gjermani në vitin 2016. Shell ka regjistruar deri në 44 kompani private të kufizuara në Bermuda dhe 168 në Holandë, si dhe në Mozambik, Filipine dhe Kazakistan. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e të ardhurave të Shell-it nuk tatohen. Këto marrëveshje mund të mos jenë (ende) të paligjshme, por ato janë të pamoralshme.
6.
Shell ka pasur një rafineri në Curaçao në Karaibe që nga viti 1915. Kërkesa e madhe për karburantin e aviacionit – një prodhim i lehtë i naftës – gjatë Luftës së Dytë Botërore nënkuptonte që kërkesa për naftë të rëndë ra në mënyrë dramatike. Kjo i la rafineritë e Shellit me shumë asfalt, një efekt anësor I naftës. Shell thjesht e derdhi këtë asfalt në zonat me moçalore të të Busca Bay në Ëillemstad. Deri në vitin 1953, rreth 1.5-2 milion ton mbeturina ishin hedhur në këtë liqen, i cili deri më sot quhet “Liqeni i Asfaltit”., Pramendoni krimin mjedisor që është bërë në këtë vend.
7.Shell është përfshirë në dhënien e ryshfetit një ish ministri të naftës për të arritur të investonte në një zonë nafte në det të hapur.
Në vitin 2011, Shell dhe kompania italiane e naftës Eni paguan mbi 1 miliard dollarë për një fushë të nxjerrjes së naftës jashtë brigjeve të Nigerisë. Pjesa më e madhe e këtyre parave u çuan në xhepat e ish ministrit të korruptuar të naftës dhe pastruesit e parave të dënuar tanimë, David Etete. E-mailet e zbuluara tregojnë se Shell ishte në dijeni të këtij skandali. Një numër i drejtuesve më të lartë të Shellit që nga ajo kohë janë thirrur për t’u paraqitur në një gjykatë italiane në lidhje me këtë çështje. Një degë e Shell është akuzuar gjithashtu për korrupsion në Nigeri dhe rasti është duke u hetuar në Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicrën.
8. Shell po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara me tërmetin në Groningen në Holandë
Shell ka bërë fitime marramendëse për dekada nga aktivitetet e saj të shfrytëzimit të gazit në Groningen. Por shpimet e gazit, nga NAM (një kompani holandeze e naftës dhe gazit që zotëronte 50% nga Shell dhe 50% nga Exxon) po shkaktojnë tërmete dhe dëmtojnë shtëpitë e njerëzve. Disa gjykata kanë vendosur se Shell është përgjegjës për dëmet, por kompania po përpiqet me gjithcka që mundet për të zhdukur lidhjet e saj me këtë skandal. Në qershor të vitit 2017, në një përpjekje të dukshme për të shmangur përgjegjësinë, Shell vendosi të mos garantojë borxhet e NAM-it./Historiaime