Protestë, mos vrisni qentë!
![](https://www.historiaime.al/wp-content/uploads/2021/04/21CD7FA0-A3D2-406D-B5E5-26C1DC3B82CD-824x640.jpeg)
Mbrojtësit e kafshëve kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e qenve. Ata kërkojnë që Bashkia të krijoje një strehë me standarde për qentë, ku mund të shërbejnë vetë si vullnetarë për mirërritjen e tyre.
Mbrojtësit e kafshëve shprehen se Bashkia po i trajton qentë në kushte skandaloze si në asnjë vend të Europës
Pas protestës që zgjati 2 orë, mbrojtësit e e kafshëve nënshkruan dhe një peticion drejtuar disa institucioneve, në të cilin kërkojnë që t’i jepet fund vrasjes së qenve. Nëse peticioni i tyre nuk do të merret parasysh, protestat tyre për mbrojtjen e kafshëve do të vijonë.
Kafshëdashësit janë ngritur në “këmbë” pas publikimit të videos që rrëmbimit të një qeni para syve të pronarëve të tij. Protesta, përveçse para Bashkisë së Tiranës, po zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Në rrjet janë shpërndarë foto të vjetra të kryebashkiakut Erion Veliaj, gjatë kohës kur ishte në krye të Lëvizjes “Mjaft!” Madje në disa foto Veliaj, shfaqet edhe vetë me kafshë në duar.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima iu është bashkuar protestuesve në protestën që u zhvillua përballë Bashkisë së Tiranës për keqtrajtimin e kafshëve. Për gazetarët e pranishëm, ajo është shprehur se kjo që po i bëhet kafshëve është çnjerëzore. Kokëdhima kërkon që instititucioni të mbyllet pasi nuk kanë besim si dhe nuk dinë se sa qen streohen apo mjekohen.
Besa Kokëdhima: Ne kërkojmë që ky institucion të mbyllet, se nuk ka besim. Ka një histori shumë të gjatë se si sekuestrohen kafshe. Pa dashur të paragjykoj për të ardhmen, ne kërkjmë që si fillim, ky institucion të mbyllet menjëherë. Të ketë transparencë se ku strehohen. Ne nuk i gjejmë të gjithë qentë, ne nuk e dimë shifrën e saktë. Mund të më thotë njeri se sa qen strohen dhe mjekohen, nuk e dimë. Nuk jetojmë më në epokën e gurit, tashmë kjo është një mënyrë më e kamufluar. Jemi të mallkuar nëse vazhdojmë sillemi kështu me gjënë e gjallë./HistoriaIme