Protestë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë!

Është mbajtur këtë të mërkurë protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale kundër rritjes së çmimit të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburanteve.
Qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar përballë Kryeministrisë duke kërkuar ulje të çmimeve.
Ata ka bllokuar rrugën në Bulevard, ku nuk kanë lejuar edhe kalimin e makina dhe urbanëve.
Avokati Adriatik Lapaj ai që e lajmëroi i pari në rrjetet sociale një protestë kundër rritjeve të çmimit mbajti një fjalë të shkurtër para Kryeministrisë.
Lapaj i drejtoi disa pyetje të pranishmëve duke thënë se a kanë mundësi që ta përballojnë çmimin e bukës, energjisë elektrike apo karburantit?
Ai shtoi se hallet e të gjithëve mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit dhe gazit.
“ Kisha vendosur që të mos flisja sot por fjala që po mbajnë qytetarë të ndryshëm sot është sa e sinqertë është kjo protestë. Ky vend ka shumë nevojë që të dëgjojë pa retushim dhe pa buzëkuq, të vërtetën e popullit, ashtu siç perceptohet. Kam disa pyetje; a keni mundësi të paguani energjinë elektrike të rritur? A mund të paguani çmimin e bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të karburantit? A keni të ardhura për të jetuar me dinjitet? Vëllezër dhe motra, sot duhet të ishim edhe më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit dhe gazit. Intelektualët e shesin shpirtin në kurriz të blektorëve, bujqve.”-tha ai.
Mes të tjerëve, e mori fjalën edhe Pano Soko i “Nismës Thurje” i cili ka deklaruaar se çmimi i energjisë elektrike rritet me qëllim për të mbuluar vjedhjet qeveritarët.
Ai theksoi se askush nga politikanët në qeveri, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, nuk e vrasin fare mendjen për rritjen e çmimeve pasi vetë nuk kanë vajtur ndonjëherë në dyqan.
Soko tha se qeveritarët e mbajnë popullin të varfër, me qëllim që ta kontrollojnë sepse në të kundërt nuk e kontrollojnë dot.
“Unë do flas pak se të flasësh shumë nuk është se bën diferencë. Dëgjoni, nuk e bëjnë sepse s’munden, nuk po rrisin çmimet sepse s’kanë mundësinë ti mbajnë poshtë sepse është tregu siç thonë.
Jo mor jo, e bëjnë sepse duan të vjedhin, e rrisin çmimin e energjisë për të mbuluar vjedhjet. Dhe ky është realiteti. Çdo gjë që flasin, që dëgjoni nëpër banaqet televizive, jo po tregu, jo po kriza. Janë të gjitha sajesa. E bëjnë për të mbuluar vjedhjet e tyre, mos e harroni këtë. Sa herë që dëgjoni gjëra të tjera, janë gënjeshtra, janë mbulesa.“-deklaroi Soko.
“Edhe buka edhe uji edhe të gjitha. Jam i sëmurë dhe ilaçet jo që nuk na i japin por duhet të paguajmë, pa asnjë rimbursim. I kanë shtrenjtuar çmimet e ilaçeve. I kanë ngritur çmimet në maksimum”, thotë një qytetar.
“Është rrit buka. Ku janë pensionet? Sa do i rrisi qeveria çmimet? Ministri nuk e kishte problem fare që ishin rrit. Ishte shumë i lumtur. Lumturia vjen me lekët e drogës. Për çfarë u lumturove? Për rritjen e çmimeve? Poshte diktatura. Bandidë nuk janë shqiptarët që kapen me drogë por qeveritarët që i përdorin për punët e tyre”- tha një e moshuar./ HistoriaIme