Prokuroria në Serbi: Do të identifikojmë dhunuesit në Europride

Të paktën 83 persona janë shoqëruar në Policinë e Beogradit pas dhunës që ushtruan të shtunën e 17 Shtatorit, ditë kjo kur u mbajt Europride.
Zyra e Prokurorit në Beograd tha se do të bëjë gjithçka që të identifikojë dhe ndjekë penalisht ata që shkaktuan dhunë gjatë marshimit të EuroPride.
Në deklaratë, thuhej se autoritetet e drejtësisë do të punojnë me Ministrinë e Brendshme për të identifikuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit për dhunën, dhe disa prej të tyre u cilësuan si “huliganë”.
Në Prokurorinë e Parë Themelore Publike në Beograd të hënën janë marrë në pyetje gjashtë persona për shkak të trazirave gjatë demonstratave të së shtunës, më 17 shtator në Beograd, tre prej të cilëve u propozua të mbahen në paraburgim.
Të gjithë të dyshuarit e mohuan fajësinë në seancë, pas së cilës prokuroria i propozoi gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për tre persona, ndërsa për tre persona u anulua vendimi për paraburgim për shkak se nuk kishte bazë ligjore për propozimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria tha se për M.M. dhe S.R. propozoi paraburgimin për shkak të rrezikut të arratisjes dhe për shkak të rrethanave që tregojnë se mund të përsërisin ose kryejnë vepër të re penale nëse do të liroheshin për shkak të dënimeve të mëparshme, ndërsa për V.V. propozoi ndalimin për shkak të mënyrës së ekzekutimit të aktit me elemente dhune që shkaktoi bujë publike.
M.M. dhe V.V. akuzohen për veprën penale të pengimit të një zyrtari në kryerjen e veprës zyrtare, ndërsa S.R. i akuzuar për veprën penale të sjelljes së dhunshme.
Prokuroria thekson se në vazhdimësi të procedurës lidhur me të gjithë personat e përmendur do të merren në pyetje dëshmitarët nga policia, dëshmitarët të dëmtuar, dëshmitarët okularë dhe do të mblidhen prova të tjera materiale, pas së cilës do të merret vendim. / HistoriaIme