PROGRES-RAPORTI I KE: SHQIPËRIA PAK PËRPARIM NË ZBATIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Komisioni Europian ka prezantuar këtë të martë, 19 tetor 2021, progress-raportin për vendet e Ballkanit Perëndimorë.
Në progress-raportin prej 73 faqesh flitet për prespektivën e zgjerimit, në raport me vendet e Ballkanit Perënimorë, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina dhe Turqia.
Një pjesë të raportit e zënë edhe zbatimi i të drejtave të njeriut në këto rajone, ndërsa komisioni vëren pak përparim të këtyre vendeve të zbatim të këtyre të drejtave.
Në raport theksohet se Shqipëria pak ose aspak përparim edhe sa i përket të drejtave të Komunitetit LGBTI.
“ Diskriminimi kundër lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve, interseksualëve dhe personave queer (LGBTIQ) mbeten të përhapur dhe dominues në shoqërinë shqiptare, veçanërisht në lidhje me aksesin për kujdesin shëndetësor, arsimin, drejtësinë, punësimin dhe strehimin. Rastet e agresionit fizik kundër anëtarëve të komunitetit ende ndodhin dhe gjuha e urrejtjes vazhdon, veçanërisht në media sociale, Shqipëria nuk ka legjislacion që njeh bashkëjetesën civile dhe të njëjtin seks, ose martesë, e cila do të kërkonte ndryshime në kodin e familjes. Plani kombëtar i veprimit për Personat LGBTIQ, të cilët përfunduan në vitin 2020, nuk prodhuan rezultate të dukshme, për shkak të mungesës të burimeve financiare dhe vullnetit politik. Megjithatë, ekipi ndërministror përgjegjës për monitorimin e planit të veprimit nuk është mbajtur çdo takim që nga maji 2019. “-thuhet në progress-raport ndër të tjera.
Në fushën e të drejtave themelore Shqipëria ka bërë përpjekje për të mbrojtur dhe arsimuar pakicat kombëtare.
Ndërsa në fushën e lirisë së shprehjes Shqiëria nuk janë bërë përparime gjatë periudhës së raportit.
“Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar. Tensionet midis aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë krizës COVID-19 si dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare. Sulmet e raportuara kundër gazetarëve nuk kanë rezultuar në asnjë dënim përfundimtar” – thuhet në raport.
Në të theksohet se vetë-rregullimi në mediat online duhet të sigurohet, ndërsa hapat për ta bërë plotësisht funksional autoritetin rregullator audio-vizual duhet të ndërmerren në një mënyrë që siguron pavarësinë dhe legjitimitetin e tij.
“Pas opinionit të pafavorshëm të Komisionit të Venecias dhe kritikave të gjera mbi projekt -ndryshimet në ligjin për mediat që synojnë rregullimin e mediave në internet dhe disa aspekte të shpifjes, përfaqësuesit e shumicës qeverisëse u angazhuan publikisht për të siguruar që çdo legjislacion i ri për mediat të jetë në përputhje me Rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe dorëzuar në konsultim me organizatat e medias. Qeveria e rishqyrtoi çështjen dhe Kuvendi nuk iu kthye çështjes. Parlamenti dhe qeveria që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit duhet të respektojnë angazhimin për të siguruar që çdo ndryshim i mundshëm në ligjin për mediat të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe të paraqitet në konsultimet e duhura” – thekson raporti.
Barazia gjinore në Shqipëri vazhdon të ketë boshllëqe dhe një strategji e re në nivel kombëtar dhe vendor pritet të sjellë përmirësime. Indeksi i barazisë gjinore në Shqipëri është ende më poshtë se ai i BE-së.
“Dhuna në familje vazhdon të sjellë vrasje të grave, ndërsa një pjesë tjetër ka nevojë për streha, fondet për të cilat u rritën. Të drejtat e fëmijëve janë të mbrojtura mirë me ligje, ndërsa institucionet po fuqizohen për t’i zbatuar ato. Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve ka trajtuar gjatë vitit të kaluar mbi 2 mijë raste dhune ndaj fëmijëve. Në Shqipëri, 60 për qind e abuzimeve seksuale janë kryer kundër fëmijëve” – thuhet në raport.
Një mori vështirësish hasin edhe personat me aftësi ndryshe, të drejtat e të cilëve nuk përmbushen. Po ashtu vazhdon diskriminimi i personave LGBTIQ mbetet mbizotërues në Shqipëri, thuhet në raport, si në shoqëri ashtu edhe në institucionet e shëndetit, arsimit, drejtësisë, drejtësisë dhe punësimit.
Në shkurt Shqipëria miratoi një ligj të ri për azilin dhe migrimet për të trajtuar flukeset migratore, që u rritën 13 për qind në krahasim me 2019.
“Numri i qytetarëve shqiptarë që kërkuan azil në vendet anëtare të BE-së ra në 66 për qind në 2020 krahasuar me 2019, sipas Eurostatit. Nga 20 mijë e 415 aplikime ato u ulën në 6 mijë e 935 vetë” – thotë raporti./ HistoriaIme