Ursula von der Leyen, ish-ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë dhe një nga përkrahëset më të afërta të kancelares gjermane Angela Merkel, u zgjodh ditën e djeshme me shumicë votash presidente e Komisionit Evropian.
Leyen arriti të fitojë me 383 vota pro, por nuk kapi dot kuotën e 400 votave, e cila do i mundësonte asaj një mazhorancë të qëndrueshme në vendimmarrje dhe më tepër lehtësi në kalimin e politikave të komisionit.
Ajo është e para grua që do të drejtojë Bashkimin Evropian dhe pritet të marrë postin e rëndësishëm më 31 tetor, kur do të zëvendësojë Jean Claude Juncker.
Pas zgjedhjes ajo deklaroi se:
Besimi që ju po më jepni mua, është besim që ju po i jepni Evropës. Besim në një Evropë të bashkuar e të fuqishme, nga lindja në perëndim, nga jugu në veri. Besimi te një Evropë që është e gatshme të luftojë për të ardhmen e saj.
Përsa i përket vazhdimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtete të Ballkanit Perëndimor, zgjedhja e Von Der Leyen është një lajm pozitiv për shkak të qëndrimit të saj pro-zgjerim.
“Dua të riafirmoj perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe unë shoh një rol tonin shumë të rëndësishëm në vazhdimësinë e reformave dhe proceseve integruese në rajon. Ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, kulturë dhe sfida për të ardhmen. Ne duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku.”
"I want to reaffirm the #European perspective of the #WesternBalkans & I see an important role in the continued reform process across the region", @vonderleyen, Candidate for President of the @EU_Commission.
Infos on the political guidelines 👉 https://t.co/EgF2ZEJQEG pic.twitter.com/LfFydzIIPp— EU Neighbourhood & Enlargement 🇪🇺 (@eu_near) July 16, 2019
Gjatë prezantimit të programit të kandidaturës së saj, ajo mbështeti plotësisht integrimin e rajonit dhe vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor.
🇪🇺 Ursula von der Leyen, President-elect of the European Commission. pic.twitter.com/9kH3DraOcw
— European Commission (@EU_Commission) July 16, 2019
/k.j