Policia shqiptare qellon shoferin e furgonit me arme!
Shqiptarja.com raporton per një ngjarje e pazakontë. Teksa policia shpeshherë është viktimë e plumbave të qytetarëve, sot pasdite ka qenë policia ajo ka qëlluar me armë dhe ka plagosur një shofer furgoni në fshatin Çekrez të Kamzës, Tiranë.
Të paktën këto janë dyshimet e para, që raportohen nga vendngjarja, duke shtuar se janë dëgjuar 4 të shtëna me armë pas një grindjeje te stacioni i furgonave mes disa shoferëve të furgonave dhe disa policëve, ku janë përfshirë mbi 6 vetë.
Ndërkohë që qytetarët raportojnë të shtënat, policia i mohon ato. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe ekspertë kriminalistë, të cilët po hetojnë mbi shkaqet.
Ndërkohë, janë bërë edhe dy shoqërime në polici, ndërsa policia ka bërë kontrollin e banesave të dy të shoqëruarve.