Policia kufitare kërkon rryshfet që të kalosh edhe kur je me dokumenta të rregullta
Çdo i ri shqiptar që kërkon të kalojë kufirin me destinacion një shtet të hapësirës Shengen përballet me një sërë dokumentash që i kërkohen në kufi. Por, nëse brenda në pasaportë fut 2050 euro, atëherë pasaporta të vuloset pa asnjë vështiresi dhe policët nuk të kërkojnë më asnjë dokument.
Ky është problemi me të cilin janë hasur së fundmi tre të rinj shqiptarë, të cilët sa herë paraqiten në një pike kalimi kufitar, u kërkohen para nën dorë për t’u vulosur pasaportën.
Ata janë tre djem të rinj, të cilët nuk kanë asnjë problem me policinë dhe as me shtetet e hapësirës Shengen. Por nuk mund të dalin nga Shqipëria as për turizëm pa paguar nën dorë policët, pasi lista e dokumnetave që u kërkohen është e gjatë dhe gjithmonë u nxirret nga një preteks për t’u marrë para.
Këta të rinj kërkuan që nëpërmjet Fiks Fare të denoncohej ky fenomen i zakonshëm tashme në pikat e kalimit kufitar shqiptar, por edhe ato fqinje. Kamera e Fiks Fare ka ndjekur udhëtimin e këtyre të rinjve në disa pika kalimi kufitar.
Fillimisht tre të rinjtë hipën në një autobus që bënte linjën Tiranë Milano. Pika e kalimit kufitar ishte ajo e Murriqanit. Sapo të rinjtë kanë mbërritur në Murriqan, punonëjsit e policisë shqitpare nuk i lenë të kalojnë, duke parë destinacionin e tyre, Italinë.
Sipas tyre, njëri prej të rinjve ka probleme me shtetin grek. Këtë pretendim të punonjësve të policisë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit, i riu e kundërshton duke u dhënë një shkresë që mban vulën e Ministrisë së Brendshme, e cila pasi ka verifikuar në ambasadën shqiptare në Athinë, jep konfirmimin që ky person nuk ka probleme me shtetin grek për të lëvizur në hapësirën Shengen. Por, edhe pse shohin këtë dokument, policët nuk pranojnë që t’u vulosin pasaportat të rinjve dhe u thonë që të presin jashtë kabinës ku ndodhen policët.
Më pas, shoferi i autobusit me të cilin udhëtojnë të rinjtë, i cili bën vazhdimisht këtë rrugë, vjen dhe kërkon në emër të policëve nga 50 euro secili që të kalojnë kufirin.Të rinjtë pranojnë të paguajnë nga 30 euro secili për të vulosur cdo pasaportë, për të kaluar në Mal të zi.
Pasi i japin shoferit të autobusit shumën e eurove që ranë dakord, ai kthehet me pasaportat e vulosura nga policia për të vazhduar udhëtimin drejt Milanos.
Kakavijë
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës dy prej të rinjve ndalohen që të kalojnë nga punonëjsi i policisë që vulos pasaportat.
Pasi bën verifikimin e emrave të tyre në sistem, punonëjsi i policisë ju kujton të rinjve se tre kushtet që duhet të plotësojnë për të kalaur në shtetin grek janë një shumë e madhe eurosh që duhet t’i kenë me vete, garanci nga personi që i pret në Greqi, si dhe sigurimin e jetës.
Tre të rinjtë i thonë se kanë 200 euro me vete dhe se nuk kanë garanci.
Atëherë polici i drejton për në zyrën e përgjegjëses së turnit.
Përgjegjsja e turnit, edhe ajo punonëjse e policisë shqiptare, u numëron edhe një herë të rinjve dokumentat që duhet të kenë me vete, në mënyrë që t’u vendosin vulën e kalimit në pasaportë.
Të rinjtë i kërkojnë një mënyrë sesi mund ta regullojnë për të kalaur në Greqi, pasi garanci nuk kanë.
Hë, si do ta rregullojme”, është përgjgjea e përgjegjëses së turnit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
Por, në momentin që djemtë nxjerrin një kartmonedhë 20 euroshe, ajo ndryshon qëndrim dhe pranon që t’i ndihmojë duke u treguar se është duke ju bërë një favor. Madje fillon t’i instruktojë sesi duhet të sillen në sportelin grek, në mënyrë që të mos i kthejnë policët grekë.
I shoqeron vete ne sportelin ku vulosen pasaportat dhe u sugejront e rinjve që t’i lene vartësit të saj që vulos passaportat një 5 mijë lekësh.