Policët civilë pa numra identifikimi janë të paligjshëm!
Dhjetëra qytetarë janë arrestuar ditëtë e fundit në protestat kundër rritjes së çmimeve.
Shumica e qytetarëve janë arrestuar nga policët civilë të paidentifikuar.
Por ligji shqiptar dhe një vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut e ndalojnë që policët të mos kenë numra identifikimi!
Trashgim Sokolaj gazetar i kronikës dhe Drejtor Informacioni në Ora News përmes një postimi në rrjetet sociale shktuajti se: Pamjet video, fotot dhe dëshmitë nga protestat e dy ditëve kanë provuar se në mes të qytetit, në trotuare, jo në rrugë të bllokuara, persona privatë që nuk dihet kush janë e nga vijnë, tërheqin zvarrë djem e vajza duke u hequr lirinë pa asnjë llogaridhënie, pa asnjë transparencë dhe asnjë kontroll. Kjo është e paligjshme!
Çdo punonjs policie ka një kod unik, me të cilin identifikohet, si për të mkarrë meritat kur kap një kriminel apo parandalon një krim, ashtu edhe për tu ndëshkuar kur dhunon në mënyrë arbitrare një qytetar. Në rastin konkret, në Tiranën kryeqytet të rinisë të vitit 2022, protestuesit e lirë përballen me persona privatë, që thonë se janë policë, të cilët marrin njerëz nga trotuaret e qytetit dhe i tërheqin zvarrë për ti arrestuar! Kjo është e paligjshme. Dhe nëse qytetarët kundërshtojnë shoqerimin apo heqjen e lirisë ndaj personave të panjohur e civilë, që nuk identifikohen se kanë një detyrë shtetërore, nuk kanë kryer asnjë veprim më shumë sesa vetëmbrojtjen! “
Më tej Sokolaj citon ligjin duke thënë:
Neni 98 i ligjit “për policinë” thotë shprehimisht:
Uniforma dhe shenjat e policisë
1. Punonjësi i policisë i kryen detyrat për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike me uniformën dhe shenjat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Uniforma dhe shenjat dalluese të policisë përdoren vetëm gjatë shërbimit ose për shkak të tij. Struktura të veçanta të policisë trajtohen me veshje civile ose kompensim financiar.
2. Punonjësi i policisë pajiset me dokumentin dhe medaljonin zyrtar të identitetit, të cilat i paraqet në çdo rast të kryerjes së detyrës. Forma, përmasat dhe të dhënat që përmban dokumenti identifikues dhe medaljoni zyrtar i identitetit përcaktohen në Rregulloren e Policisë.
3. Mbajtja dhe përdorimi i uniformës përcaktohen në Rregulloren e Policisë.
Fjalia e fundit e pikës së parë, të nenit nuk duket aspak aspak justifikuese për praninë e civilëve në protesta duke arrestuar qytetarë, përsa kohë që nuk ka asnjë anëtar të krimit të organizuar që është arrestuar në këto tubime.
Neni 45, i rregullores së policisë së shtetit:
Hyrja e punonjësve
1. Të gjithë punonjësit e Policisë hyjnë në ambientet e tyre të punës duke i treguar personelit të shërbimit dokumentin e identifikimit. Dokumenti i identifikimit mbahet me vete në vend të dukshëm gjatë gjithë kohës së shërbimit/punës.
Neni 120 i rregullores se policies se shtetit:
Normat e sjelljes gjatë detyrës/shërbimit
Punonjësi i policisë gjatë detyrës/shërbimit zbaton detyrimet dhe normat e sjelljes, si më poshtë:
1. përmbush dhe zbaton detyrat në përputhje me parimet, procedurat dhe rregullat mbi bazën e të cilave funksionon Policia;
2. përdor uniformën, shenjat dhe simbolet e Policisë, vetëm gjatë kryerjes së detyrës, ose në raste ceremonish kur përfaqëson Policinë e Shtetit;
3. tregon dokumentin e identifikimit policor kur është me veshje civile apo kur pyetet, për të verifikuar autoritetin e tij policor
Por edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut thotë se policët nuk mund të veprojnë pa një numër identifikimi.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ka argumentuar në mënyrë eksplicide se oficererët e policisë në protesta e tubime, duhet të jenë në të gjitha rastet të paktën me një nuëmr identifikimi.
Konkretisht sipas vendimit të Gjykatës në çështjen < Ataykaya v Turkey: ECHR 22 Jul 2014 > thuhet:
….sipas nenit 3 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njerriut , çdo pamundësi për të përcaktuar identitetin e anëtarëve të forcave të sigurisë, kur ata pretendohet se kanë kryer veprime që janë të papajtueshme me Konventën, shkel atë dispozitë . Në mënyrë të ngjashme, Gjykata ka deklaruar se aty ku autoritetet kombëtare kompetente vendosin oficerë policie të maskuar për të ruajtur rendin dhe rendin ose për të bërë një arrestim, atyre oficerëve duhet t’u kërkohet të shfaqin në mënyrë të dukshme disa shenja dalluese – për shembull një numër urdhër – në këtë mënyrë, duke siguruar anonimiteti i tyre, duke mundësuar identifikimin dhe marrjen në pyetje të tyre në rast të sfidave për mënyrën në të cilën është kryer operacioni./ HistoriaIme